E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: E pafalshme që prokuroria kërkoi vetëm 2 vite për Metën, po favorizon korrupsionin

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar si të papranueshme kërkesën e prokurorisë për dënimin e Ilir Metës me vetëm dy vite burg. Sipas Braçes, prokuroria po favorizon korrupsionin me këtë kërkesë, duke qenë se Meta ka kryer një krim të rëndë.

Çështë kjo kërkesë, prokuror? Korrupsioni aktiv, në nivelin më të lartë politik, është krim i rëndë. Korrupsioni aktiv, në ushtrim të detyrës shtetërore, duke siguruar favore të pamerituara për biznese kliente, sjell pasurim të paligjshëm dhe ky është krim! Kërkesa jote, prokuror, favorizon këtë korrupsion! Kërkesa jote, prokuror e bën edhe më pis politikën!, shkruan Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›