Meta më 14 shkurt: Nëse prokuroria vërteton akuzat, dua qeli të errët dhe me lagështi

Meta ne vilen ne Lalez
Ish-zv.kryeministri Ilir Meta, për të cilin sot u kërkua nga Prokuroria dënimi me dy vite burg dhe 1 milion lekë gjobë, më 14 shkurt të vitit 2011, ndërsa fliste në Këshillin e Rregullores, Imuniteteve dhe Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë mbi kërkesën për heqjen e imunitetit pati ironizuar organin e akuzës. Në atë mbledhje Meta u shpreh se çfarë dua unë nga ju zonja Kryetare? Unë nga ju dua që parlamenti të ndjekë me përgjegjësi maksimale përshpejtimin e hetimit për këtë çështje, sepse unë kam dy dyshime. Jam i bindur se kryetari i PS-së dhe persona të tjera do të bëjë çdo gjë që kjo çështje të mos zbardhet. Do të bëjnë çdo gjë që Prokuroria të mos dalë e të thotë nëse Ilir Meta ka kërkuar 700 mijë euro për veten e tij apo në rast se ky është një manipulim, për të siguruar një skenar dhune për të përmbysur nj qeveri legjitime me dhunë. I vetmi favor që do tju kërkoja juve zonja Kryetare e Parlamentit dhe kësaj mazhorance është ky: në rast se Prokuroria konfirmon këto akuza mbi të cilat ka ngritur edhe këtë procedim penal, atëherë unë do të kërkoja ta vuaja dënimin në qelinë më të errët më pa drita më me lagështirë që ndodhet në Shqipëri./lajmifundit/