Gjykata kthen në Prokurori pjesë të dosjes “Gërdeci”
16/03/2009 Nuk përmbushin elementët e veprës penale
TIRANE- Pa mbushur mirë 48 orë të mbërritjes së materialeve hetimore të tragjedisë së Gërdecit në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit mësohet se do i kthejë një pjesë të tyre sërish në Prokurori. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë gjykatës supreme, të cilët thanë se në volumin e madh të dokumenteve të dosjes “Gërdeci” ka prova që nuk përmbushin elementët e provës materiale. Duke ju referuar gjithmonë këtyre burimeve mësohet se disa shkresa dhe materiale të tjera që janë administruar nga Prokuroria në dosje si provë, janë copa kartoni. Nisur nga ky konstatim burime pranë gjykatës thanë se provat si copat e kartonin të sekuestruara nga organi i akuzës, nuk përbëjnë asnjë provë dhe për këtë qëllim ato as nuk regjistrohen si të tilla në gjykatë. Por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar specialistët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët pohuan se rikthimi i materialeve të dosjes “Gërdeci” nuk është kryer. Sipas deklarimit të tyre, ata nuk janë vënë në dijeni mbi këtë vendim të Gjykatës së Lartë, por gjithsesi ata shprehen se me fillimin e javës do të vërehet vërtetësia e këtij vendimi të Gjykatës së Lartë. Veç të tjerash specialistët e organit të akuzës thanë se rikthimi i materiale hetimore nga ana e gjykatës, bëhet vetëm atëherë kur Prokuroria kërkon tërheqjen e akteve hetimore të dosjes. Madje ata shtuan se çdo gjykatë nuk ka të drejtë të kthejë aktet Prokurorisë pa vullnetin e kësaj të fundit, pasi çdo material hetimor apo provë e çfarë do qoftë ajo, duhet të analizohet dhe të vërtetohet gjatë procesit hetimor midis palëve. Dosja hetimore e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, shkoi në gjykatë të premten e javës që shkoi. Në dosje janë 29 të pandehur midis të cilëve edhe Fatmir Mediu.