Projekti i italianëve për spitaline Durrësit, peng i burokracive
16/03/2009 Marrëveshja u nënshkrua 4 vjet më parë. Qendra Spitalore Universitare e Pizzas pret firmën nga autoritetet shqiptare
DURRES- Ka mbetur në heshtje një nga marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara katër vjet më parë mes autoriteteve të qendrës spitalore të Pizza-s në Itali dhe spitalit të Durrësit. Protokolli që daton i nënshkruar më 31 mars 2005 mes palëve që shprehen gatishmërinë për ta përfshirë shërbimin spitalor në Durrës në nivelin e qendrave të zhvilluara evropiane ka ngecur i pazbatuar vetëm për shkak të burokracisë së palës shqiptare. Ndërrimi i emrave në karrigen e ministrit të Shëndetësisë ka pasuar me njohje e mosnjohje të marrëveshjes që ka lënë pezull shumë projekte, të cilat kanë marrë miratimin nga autoritetet e Qendrës Universitare Spitalore Pizza, rajoni i Toskanës, një ndër më të kualifikuarat në Itali dhe që ka shfaqur e ofruar potenciale mjekësore, pajisje dhe konsulencë të veçantë për shërbimet e vështira në Shqipëri e në Kosovë.
Bashkëpunimi
Për të gatuar marrëveshjen është dashur një kohë relativisht e gjatë, por pasi drejtues të qendrës në Pizza janë bindur në vullnetin e palës shqiptare kanë vendosur të nënshkruajnë marrëveshjet. Janë më shumë se 2500 shërbime të planifikuara e të detajuara deri në imtësi që do të realizoheshin nga mjekë italianë e shqiptarë, ndërkohë që fondi në më shumë se 2.5 miliardë euro do të përballohej kryesisht nga Pizza dhe OJQ, ndërkohë që pala shqiptare do të ofronte fonde simbolike. Sot në spitalin e Durrësit pohohet se marrëveshja nuk ka ngecur, por se duhet parë edhe një herë. Drejtori Neritan Myderrizi thotë se “Nuk ka protokoll të prishur mes qendrës universitare të Pizza dhe spitalit të Durrësit”. Por në të vërtetë as edhe një skaner i premtuar falas nga Pizza me vlerë të përgjithshme 45 mijë euro dhe i paketuar nuk është sjellë në pritje të një “miratimi” nga Tirana zyrtare. Spitali i Durrësit ka ndërruar disa herë drejtuesit që nga koha e nisjes së bisedimeve me drejtues të Pizzas në Itali në vitin 2003 në varësi të ndërrimit të ministrit të Shëndetësisë. Pikërisht ky fakt ka lënë marrëveshjen në letër, pas një periudhe shumë të frytshme që nisi me mjaft vrull, duke vënë në merak të madh palën italiane, e cila e habitur nga fakti as nuk është tërhequr, por as edhe nuk ka ndërmend të marrë “guximin” për të emancipuar palën shqiptare. Ata që kanë drejtuar spitalin apo që janë sot drejtues nuk japin detaje ku ka ngecur problemi, ndërsa më të guximshmit deklarojnë se kjo gjë duhet kërkuar që në kohën kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë erdhi Maksim Cikuli. Durrësi në kuadër të projektit për t’u transformuar në qendër universitare do të përfitojë nga bashkëpunimi me palën italiane shërbime të reja në patologji tepër të vështira. Mosnjohja nga një pjesë e politikës shqiptare të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshje, të cilat kalojnë periudhat e mandateve politike ka zbehur tepër protokollin dhe ka bindur italianët se autoritetet shqiptare vijojnë të jenë pengje të egoizmave. Në verën e vitit të kaluar në Pizza u rifirmos marrëveshja dhe për palën italiane u autorizua të nënshkruajë zëvendësi i drejtorit gjeneral dr. Enrico Desideri. Por, firma e autoritetit nënshkrues për qendrën e Pizzas është vënë në dyshim nga pala shqiptare. Kjo e fundit kërkon detyrimisht firmën e drejtorit, dr. Desideri, duke mjegulluar shkaqet e vërteta të moshapjes rrugë të projekteve tepër të rëndësishme. Sipas disa pohimeve, thuhet se autoritetit italian në Pizza i është kërkuar që protokolli për këtë marrëveshje të transferohet nga Durrësi në Tiranë dhe enkas në Sanatoriumin e Tiranës, por ka qenë dr. Mauro Lazzeri, koordinatori i ngarkuar nga qendra universitare në Pizza, që është deklaruar se autoritetet shqiptare duhet t’i japin zgjidhje fillimisht problemit të lindur e më pas të diskutojnë për marrëveshje të reja. Ministri Solis e konkretizoi në rrugë shkresore idenë e bashkëpunimit italo-shqiptar, ministri Cikuli e zbehu, pasuesi i tij Ndoka iu rikthyer bashkëpunimit, por pa efekte konkrete dhe tani pritet që administrata e ministres Godo të “verifikojë” vërtetësinë e firmës së autoritetit të autorizuar italian për të parë ecurinë e protokollit. Aktualisht ky protokoll nuk është i nënshkruar nga pala italiane, e cila pas dyshimeve shqiptare pret reagimin zyrtar të Tiranës. Me shkresë numër prot. 2981/6, datë 15.11.2005 dr. Mauro Lazzeri i ka kërkuar ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Maksim Cikuli, të vlerësojë marrëveshjen e bashkëpunimit duke dëshmuar gatishmërinë e plotë të palët italiane, shkresë për të cilën nuk u fol asnjëherë nga zyrtarët e ministrisë.
Shërbimet mjekësore
Drejtoria e përgjithshme e Qendrës Universitare në Pizza me vendim numër 1244, datë 16 dhjetor 2003 ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në programe bashkëpunimi ndërkombëtarë në fushën e mjekësisë. Afro një vit më vonë, me vendim nr. 973, datë 23 tetor 2004 kjo qendër e madhe universitare spitalore ka miratuar për bashkëpunim me Shqipërinë. Palët nisin bisedimet për të nënshkruar protokollin lidhur me programin e bashkëpunimit italo-shqiptar duke vendosur që Piza do të binjakëzohej me Durrësin. Më datë 31 mars 2005 në Piza të Italisë është nënshkruar protokolli me prani dhe firmë të drejtorit gjeneral në Piza dr. Enrico Desideri, përfaqësuesi i qarkut të Toskanës dr. Enrico Rossi, ministrit të Shëndetësisë dr. Leonard Solis dhe drejtorit të spitalit të Durrësit dr. Kristo Huta. Palët vendosën që marrëveshja të rifreskohej një herë në dy vjet pas një analize profesionale të protokollit. Qendra në Piza do të afronte për spitalin e Durrësit fuqizim dhe vendosje të shërbimeve të reja në kardiokirurgji, ortopedi, onkologji, anatomi patologjike, nefrologji, kardiologji, neurologji, endokrinologji, diabetologji, fizikë shkencore, disiplina tekniko-administrative etj. Ajo që është vënë në dukje dhe që është cilësuar si arritje e madhe ka të bëjë me faktin se ekipet do të ishin me mjekë, specialistë e ndihmësmjekë shqiptarë e italianë, pra ekipe të përbashkëta në të gjitha vlerësimet klinike të pacientëve të prekur nga patologji të vështira dhe në ndërhyrje të të gjitha llojeve. Paraprakisht qendra e madhe në Piza do të kualifikonte për çdo specialitet mjekët e infermierët e spitalit të Durrësit dhe më pas ata do të realizonin shërbimet një pjesë në spitalin e Durrësit dhe të tjera në Piza me ekipe të përbashkëta. Ndërmarrja universitare e Pizas ndër më të kualifikuarat në Evropë, do të trajnonte mjekët e Durrësit, do të organizonte konferenca shkencore, kritere të sakta e të detajuara për përmirësimin e diagnozave të terapisë së rehabilitimit dhe të pas ndërhyrjeve, ndërkohë që bashkë me mjekët e Durrësit do të ndërmerrnin veprimtari kërkimore-studimore, telemjekësi në rrjet telemetik Durrës-Piza (on line). Për rastet kur ekipet do të vinin nga Italia shpenzimet do të mbuloheshin nga Durrësi, ndërsa kur ekipi i mjekëve do të shkonte në Piza do të ishin italianët ata që do të shpenzonin për udhëtim, ushqim, akomodim.
Programet me Pizza-n
Eficient çdo shërbim mjekësor
në spitalin e Durrësit
Pas marrëveshjes së nënshkruar nisi edhe hartimi i programeve operative për ortopedinë, nefrologjinë, dializën, kardiologjinë diagnostikuese hemodinamike, kirurgjinë e fizikën shkencore. Projektet do të zgjasin sipas programeve nga disa muaj deri në dy vjet. Në to do të aktivizohen ekipe me mjek e teknik shqiptar e italianë. Në ortopedi do të realizohen 40 shërbime në vit, 32 proteza të koksitit dhe 8 të tjera të ndryshme. Secili shërbim kushton 2500 euro dhe në dy vjet për shërbimet do të financoheshin 200 mijë euro. Piza ofroi në marrëveshje të parin shërbim nefrologjik, dializën në Durrës duke marrë përsipër kryerjen e 1944 shërbimeve në vit me kosto 80 euro në shërbim dhe me një vlerë në dy vite 311 mijë euro. Ky shërbim nisi dhe u ndërpre për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes. Nga fshatrat e Krujës, fshatrat e Durrësit deri në Kavajë e Rrogozhinë numërohen më shumë se 120 pacientë që detyrimisht duhet të bëjnë dializë një herë në dy ditë, ndrysh ata e kanë të pamundur të jetojnë. Sot këtë shërbim e kryejnë në Tiranë dhe jashtë vendi me kosto shumë të lartë dhe të papërballueshme. Pas trajnimit disamujor të kardiologëve e kirurgëve shqiptarë dhe të infermierëve të repartit në Piza në qershor 2005 në një shtirje dyvjeçare do të realizoheshin me ekip mjekësh shqiptarë e italianë 200 koronografi e 100 angioplastika në vit dhe në tre vite do të financohej për 900 shërbime 1.86 milionë euro. Në marrëveshje është cilësuar se sëmundjet kardioçirkolatore janë përgjegjëse për më shumë se 50 për qind të vdekjeve, ndërkohë që Durrësi ka nevojë për afro 2000 koronarografi dhe 700 ndërhyrje kardiokirurgjikale. Krahas këtyre shërbimeve është vendosur që për të parën herë spitali i Durrësit të masë radioaktivitetin nga përdorimi i domosdoshëm me roentgen. Reparti i radiologjisë si dhe personeli i radiologëve do të ishin lehtësisht të survejuar si dhe pacientët në kujdesin për ruajtjen e shëndetit të tyre. E tërë teknologjia dhe shërbimi do të kushtojë 10 mijë euro. Programet parashikojnë deri në detaje kohëzgjatjen, koordinatorët, përgjegjësit e projektit, ekipi i mjekëve dhe ndihmësve, personave teknik shqiptar dhe i huaj. Pala italiane ka autorizuar për ndjekje dhe zbatim të programeve e të marrëveshjes dr. Mauro Lazzeri që është ndër personalitetet kryesore të qendrës universitare në Piza, ndërsa autoriteti spitalor në Durrës dr. Kristo Huta. Paralelisht me këto detajime është saktësuar se cilat do të jenë pajisjet që do të përdoren, aparaturat, materialet e konsumit, ndërmarrjet përfshirëse si Stryker Italia, Zimmer, Fresenius, Italray, Esaote etj. Marrëveshja ka cilësuar edhe përgjegjësit e zbatimit të projektit operativ si dr. Enrico Magagnini, prof. Paolo Rindi, dr. Giuseppe Calvosa, dr. Mauro Lazzeri etj.
Miliona euro investime
Spitali me infrastrukturën më moderne
Spitali i Durrësit ka përfituar investime të mëdha duke krijuar një infrastrukturë bashkëkohore shërbimi e akomodimi. Ndërtimi i godinës ka kushtuar 11.5 milionë dollarë, kurse pajisjet 2 milionë dollarë të tjera. Por investimet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi spitali përfitoi projektin në 8 milionë për maternitetin dhe patologjinë dhe pas saj edhe 1 milion dollarë për hotelerinë, ndërkohë që duhen 500 mijë dollarë për pajisjet e këtyre shërbimeve. Për shkak të kohës së investimit spitali i Durrësit është pa mëdyshjen më të vogël qendra me infrastrukturën dhe pajisjet e aparaturat më cilësore se çdo spital i vendit duke përfshirë edhe Tiranën. Futja e spitalit në skemën e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka rritur ndjeshëm efektivitetin. Në Piza janë specializuar për disa muaj mjekë e kirurgë të specialiteteve të ndryshme si: neurokirurgë, kardiokirurgë, politraumatolg, specialistë të intoksikacioneve të rënda, etj. Bashkërisht me profesorë, doktorë e specialistë të Pizas është mundësuar krijimi i një stafi të kualifikuar mjekësh në Durrës duke krijuar bërthamën e akademikëve profesionist. Dr. Besim Elezi, Florian Bllaca, Neritan Muderrizi, Bilal Mema, Shaban Dedej, Miri Hoti etj kanë krijuar “celulat” me mjek të specializuar brenda e jashtë vendi. Ndërkohë mësohet se më shumë se 20 mjekë pas përfundimit të studimeve pasuniversitare kanë nisur punën shkencore për të mbrojtur doktoraturën. Italia nuk lejon që mjekë ekstrakomunitar të jenë parësor në ndërhyrje tek pacientë të elitës me patologji të vështirë dhe për këtë arsye ardhja e mjekëve nga Piza në Durrës rriti shumë autoritetin e bluzave të bardha. Me nisma italo-shqiptare është bërë e mundur organizimi dhe mbajtja në aktivitet e takimeve shkencore e teknike, të cilat kanë pasur efekte të ndjeshme edhe në rritjen e etikës së komunikimit mjek-pacientë për të cilën vuajnë shërbimet mjekësore shqiptare në tërësi. Në të tilla takime është folur shumë edhe për heqjen dorë nga monopolizimi dhe privatizimi i pacientëve. Pacientët kanë shfaqur shpesh herë pasiguri në shërbimin që u ofrohet, pasi mjekët trajtojnë e kujdesen vetëm për pacientët që i kanë shtuar vet duke dëshmuar hapur se në raste të tilla mjeku merr jo vetëm paratë e shtetit, por edhe para nga pacienti. Probleme ka edhe onkologjiku pasi investimi duhej të kishte përfunduar, ndërsa një sërë pajisjesh nuk janë vënë në punë në disa pavijone e reparte. Shumë mjek ofrojnë materiale shkencore, të tjerë kanë në dorë votime akademike e shkencore, ndërkohë që në Universitetin e Durrësit një pjesë e mjekëve japin leksione. Kjo kategori e specializuar nuk e ka fshehur merakun e fatit të mëtejshëm të protokollit të marrëveshjes Piza-Durrës. Por pavarësisht burokracisë shqiptare Ndërmarrja Spitalore Universitare në Piza vijon të trajtojë të sëmurë rëndë nga Durrësi. Mjekët pohojnë se miqësia e vjetër me Piza dhe veçanërisht me dr. Mauro Lazzeri ka mundësuar diagnostikimin, operimin, trajtimin dhe kurimin e afro 40 pacientëve nga Durrësi apo edhe Tiranë për rastet kur këta të fundit janë ndërmjetësuar nga Durrësi. Në Piza këta pacientë kanë bërë në një kohë të shkurtër ndërhyrje kardiokirurgjikale, koronografi, stendi, pay pas, trauma të rënda, tumore, infarkte, neurokirurgji etj. Një pjesë janë bërë falas, ndërsa për të tjerat për shkak të burokracisë shqiptarë pacientët shqiptarë janë detyruar të paguajnë nga buxheti i tyre. Pavarësisht arritjeve të dukshme vërehet se shumë pacientë që vinë nga aksidente rrugore, kanë trauma të forta, intoksikacione apo edhe djegie e plagosje me armë transportohen për në Tiranë. Mjekët theksojnë se të gjitha këto raste janë lehtësisht të trajtueshme në Durrës nëse marrëveshja me Piza-n do të nisë së zbatuari.