E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata kushtetuese Zgjedhja e Pacollit jo kushtetuese

Vendimi i Gjykates Kushtetuese icili u be publik te henen pasdite pasoi kerkesen e 34 deputeteve nga LDK dhe AAK te cilet kerkonin opinonin e Gjykates rreth procedures se zgjedhjes sepresidentit te Kosoves Behgjet Pacolli. Ne njoftimin publik te Gjykates Kushtetuese thuhet se ajo njezeri ka vendosur qe te shpalle kerkesen te pranueshme dhe me shumice votash shpall se Vendimi i Parlamentit te Kosoves lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves me date 22 shkurt 2011 eshte jo kushtetues pasi qe eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe parimet demokratike te misheruara aty.

Si do te veprohet me tej

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti i Kosoves zgjodhi me 22 shkurt Behxhet Pacollin president te Kosoves

Mirepo ne njoftimin e Gjykates nuk saktesohet se cilat do te jene veprimet e metejme nese do te kete nje rivotim te presidentit aktual apo duhet te zgjidhet nje president i ri. Asnjera nga institucionet qendrore te vendit Presidenca Parlamenti dhe Qeveria nuk kane komentuar vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe zyrtaret institucionalouml ka qene e pamundur te kontaktohen. Perfaqesuesit e partive politike opozitare nderkaq thone se eshte ne duar te Gjykates Kushtetuese te sqaroje se si duhet vepruar me tej. Gjykata Kushtetuese eshte e obliguar qe brenda 24 oreve te beje publike te gjitha detajet e e vendimit te saj. Nderkohe njeri nga anetaret e kryesise se LDK-se Arben Gashi parti kjo e cila inicoine Gjykaten Kushtetuese menyren e zgjedhjes se presidentit Behxhet Pacolli thote. Mendoj se duhet te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te gjithedhe vendi te mos e rrezikoje as qendrueshmerine institucionale as qendrueshmerine ekonomike dhe financiare dhe te gjitha elementet tjera ne kete drejtim thote Arben Gashi.Parlamenti i Kosoves me daten 22 shkurt zgjodhi president Behxhet Pacollin me 62 vota per 4 kunder dhe nje vote te pavlefshme. Ai u zgjodh president ne raundin e trete te votimit. Te pranishem ne salle gjate tri raundeve te votimit ishin vetem 67 deputete ndersa sipas Kushtetutes ne dy raundet e para kerkohen dy te tretat e votave per zgjedhjen e presidentit. Pikerisht mungesa e 80 deputeteve te pranishem ne salle ne dy raundet e para te votimit sipas LDK-se eshte arsyeja kryesore se pse Gjykata Kushtetuese e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit te Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›