E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosoves do ti kthehet regjistri civil dhe dokumentat e kadastrave

Beogradi dhe Prishtina kane rene dakord parimisht qe Kosoves ti kthehet dokumentacioni i regjistrit civil dhe dokumentat e kadastrave. Kete e konfirmuan pas raundit te dyte te dialogut ne Bruksel udheheqesit e delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit Edita Tahiri dhe Borislav Stefanovic. Tahiri tha se Kosova eshte nisur nga pervojat e vendeve tjera dhe ka bere nje kompromis.

bdquoNga pervoja e vendeve te tjera ish- jugosllave qe ishin ne suksesion si Sllovenia Kroacia apo Maqedonia mesuam se edhe ato kane bere leshime ne procesin e kthimit dhe ndarjeve. Edhe ata i kishin marre kopjet keshtu qe edhe ne u pajtuam ti marrim kopjet theksoi Tahiri.

Ka perparime per furnizimin me energji elektrike

Palet nuk bene te ditur se kur do te kthehet dokumentacioni duke shtuar se tani eshte arritur marreveshje parimore per kete ceshjte. Tahiri tha se perparime ka pasur edhe sa i perket furnizimit me energji elektrike.

bdquoJane afruar pikepamjet por kerkohet edhe nje faze tjeter e diskutimit per te arritur nje zgjidhje te qendrueshme tha Tahiri duke shtuar se pala kosovare do te vazhdoje te jete konstruktive dhe se Kosova nuk ka nevoje ti deshmoje Serbise dhe askujt tjeter se eshte e afte per negociata te mirefillta.

bdquoNe kemi deshmuar forcen tone ne Rambuje ku fituam betejen diplomatike. Serbia u bombardua nga NATO. E kemi deshmuar edhe ne Vjene ku ne ishim konstruktive dhe fituam pavaresine. Ne perseri do te jemi konostruktive dhe do te ecim perpara drejt objektivave qe kemi permiresimit te jetes se qytetareve bashkepunimit rajonal dhe afrimit sa me shpejte me Bashkimin Evropian u shpreh Tahiri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borko Stefanovic ne Bruksel

Tema e veriut te Kosoves nuk diskutohet

Pala serbe shpreson qe ne takimin e ardhshem i cili pritet te mbahet nga mesi i prillit te arrihet marreveshje edhe persa i perket furznizimit me energji elektrike. Stefanovici megjithate nuk ishte i kenaqur me disa gjera.

bdquoKemi pritur me shume sa i perket vulave te doganave dhe ceshtjes se telekomunikacionit. Por te gjithe keto ceshtje kane edhe specifikat e veta qe shpesh kane nje natyre politike tha Stefanovic duke shtuar se ceshtja e dokumentave dhe targave kosovare jane permendur por do te hapen ne takimet tjera.

Nje prej temave me te nxehta qe pritet te hapen ne te ardhmen eshte ajo e veriut te Kosoves pasi keto dite ne Bruksel edhe presidenti serb Boris Tadic tha se Kosova duhet te njohe realitetin e ri e ai eshre qe serbet e atjeshem nuk e njohin shtetin kosovar.

bdquoMendoj se ceshtja e veriut eshte shume e rendesishme me specifika te shumta dhe shume e ndieshme. Ne nje fare menyre paraqet edhe celesin e zgjidhjes se problemit te Kosoves. Ne nuk e kemi permendur ceshtjen e statusit sepse per ne ai eshte shume i qarte ne mendojme se Kosova eshte pjese e Serbise dhe nuk do te pranojme pavaresine e Kosoves. Por kjo nuk do te thote qe shqiptaret e Kosoves nuk kane te drejte te kene nje mendim tjeter te cilin ne e dime theksoi Stefanovic.

Raundin e dyte e ka vizituar edhe shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton ndersa bisedimet e zhvilluan ne zyren e perfaqesuesit te saj Robert Cooper.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›