Gjykata lë në arrest shtëpie Ylli Cengën, mungonin faktet
Ndryshohet masa e sigurisë ndaj Ylli Cengës, nga burg pa afat në arrest shtëpie. Shkak i këtij ndryshimi është bërë mos grumbullimi i fakteve që do të vërtetonin akuzën ndaj tij.Ylli është babai i 10-vjeçarit të masakruar.
PESHKOPI- Lirohet në sallën e gjyqit, Ylli Cenga, babai i Bekimit, 10-vjeçarit të masakruar tetorin e vitit të shkuar në Peshkopi. Gjatë séancës së sotme gjyqësore, gjykatësi ka vendosur ndryshimin e masës së arrestit për Ylli Cengën nga burg pa afat në arrest shtëpie. Ylli akuzohej se dy muaj më parë ka kërcënuar me vrasje dajën e Shpëtim Zizës, autorit të vrasjes në rrethana monstruoze të 10-vjeçarit. Nga burime pranë Prokurorisë së rrethit Dibër bëhet e ditur se shkak i lirimit në sallën e gjyqit të Ylli Cengës është bërë mos grumbullimi i fakteve që do të vërtetonin akuzën ndaj tij. Lënia e lirë e Yllit, përkon me 1-vjetorin e vdekjes së djalit të tij i cili u rrëmbye dhe me pas u masakrua nga 19-vjeçari Shpëtim Ziza tetorin e vitit të shkuar. Ky i fundit edhe pse i sëmurë mendor rezultoi se në momentin e vrasjes ka qenë plotësisht i përgjegjshëm. (a.r/news24/balkanweb)