Balla: Berisha gënjeu për liberalizimin e vizave
Deputeti Taulant Balla, në emër të PS akuzoi Berishën se gënjeu një ditë më parë duke nxjerrë modelin e kartës e të pasaportës së re të cilat ende nuk janë gati për shqiptarët.
TIRANË - Një ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm Franko Frattini, PS akuzon kryeministrin Berisha se po gënjen në lidhje me liberalizimin e vizave. Deputeti Taulant Balla tha se Berisha gënjeu një ditë më parë duke nxjerrë modelin e kartës e të pasaportës së re të cilat ende nuk janë gati për shqiptarët.
“Sali Berisha u mundua dje të gënjente shqiptarët, por edhe Ministrin e Jashtëm Italian, me një model të pasaportës së re biometrike. Duke mbajtur në duar dosjen prezantuese të modelit të paraqitur nga kompania fituese e tenderit të pasaportave, Berisha gënjeu duke thënë se pasaportat e reja dhe kartat e identitetit janë gati, dy elementë shumë të rëndësishëm qoftë për liberalizimin e vizave, qoftë për standardin e munguar të zgjedhjeve në Shqipëri”, tha deputeti i opozitës Taulant Balla.
Më tej në emër të PS, Balla theksoi se liberalizimi i plotë i vizave është një detyrim madhor ndaj shqiptarëve, por kjo nuk duhet të mbetet më thjesht dhe vetëm një premtim elektoral. “Shqiptarët e dinë tashmë se heqja e vizave varet plotësisht nga cilësia dhe shpejtësia e përmbushjes së kushteve që na ka vendosur Bashkimi Europian. Por, me këtë qeveri, kushtet që mund të plotësohen vetëm në një vit, nuk përmbushen as në katër vjet”, tha deputeti Balla sot gjatë një konference për shtyp.
Një ditë më parë shefi i diplomacisë italiane Franko Frattini tha në Tiranë se për të siguruar liberalizim të plotë të vizave Shqipëria duhet të përmbushë kushtet si karta identiteti dhe pasaporta të sigurta, vazhdim në luftën kundër korrupsionit, mbylljen e reformave në drejtësisë dhe atë zgjedhore.
Gjatë mbajtjes së mandatit të zëvendëspresidentit të KE-së Frattini u bë promotor i nisjes së procedurave për liberalizimin e vizave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
(a.s/News24/Balkanweb)