E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata lë në burg Almir Rrapon

Gjykata e Tiranës ka lënë sërish në burg pa afat ish sekretarin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo. Gjyqtari Artur Gaxhi ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Rrapos, Ardian Visha për pushimin e masës ndaj tij me arsyetimin e përfundimit të afatit 60 ditor të dhënë nga Gjykata e Apelit të kryeqytetit për të vendosur me pas ekstradimin e tij drejt SHBA-së pasi akuzohen për trafik droge, vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale të drejtuar nga vëllezërit Krasniqi. Pas vendimit avokati i Rrapos ka deklaruar se vendimi do të apelohet.
Por në seancën e cila zgjati afro dy orë ka pasur debate mes avokatit, prokurorit dhe gjyqtarit në lidhje me provat e sjella nga drejtësia amerikane ku avokati pretendon se nuk ka asnjë provë që e fajëson klientin e tij për akuzat e ngritura ndërsa prokurori ka pohuar se të gjitha provat dhe kërkesa e ekstradimti janë në dosjen e dorëzuar në gjykatë. Pas këtyre debateve është lënë sërish ish sekretari Rrapo në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›