E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencetari Hawking: Zoti nuk e krijoi universin

LONDER-“Zoti nuk e ka krijuar universin” është një nga përfundimet e profesor Setphen Hawking, që njihet si shkencëtari më i madh i gjallë britanik, në librin e tij më të ri që pritet të botohet së shpejti.

Ai shkruan se përplasja e madhe nuk ndodhi si pasojë e ndërhyrjes së ndonjë force të mbinatyrshme, por qe rezultat i pashmangshëm i gravitetit të ulët.

Por, në librin e tij të mëhershëm botuar në vitin 1988, shkruan e përditshmja Guardian, profesori Hawking pranonte një lloj roli të Zotit në krijimin e gjithësisë.

Kurse nw librin më i ri tw shkencëtarit britanik, i titulluar “The Grand Design” kundërshtohet mendimi i Isak Njutonit se universi është krijuar nga Zoti dhe se nuk mund të jetë krijuar nga kaosi.

Hawking njihet për mendimet e tij të cuditshme. Pak kohë më parë ai deklaroi se ne nuk duhet ti kërkojë alienët pasi në ata jo vetëm që ekzistojnë, por në rast se vihen në kontakt me tokësorët do pushtojnë planetin tona dhe do shfarosin njerëzimin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›