E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalla: “Kryebashkiaku Rama të dalë nga strofulla e Tan Leprit”



Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se ka dhënë leje ndërtimi në zonën e digës në Liqenin Artificial. Ka qenë deputeti Osman Metalla, i cili vijoi akuzat ndaj Ramës, ndërsa shtoi se ai nuk lejon të huajt të ndërtojnë në Tiranë pasi ndërtuesit e vendit po i gjobit me 20 për qind. “Prej 4 javësh Mistër 20 përqindëshi, kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan, kryetari i bllokmenëve junior, i vetëdeklaruar si fakir fukara, nuk po del nga strofulla e Leprit. Publikimi i kontratës ku njëri nga zhvilluesit e qytezës ‘Edvin and Tan Lepri’ detyrohet të fusë me 20 për qind aksioner Dritan Avllajn, të njohur si Tan Lepri, ka tronditur thellësisht Edvin Leprin. Prej shume vitesh, media ndërkombëtare e quan Edvin Ramën Mister 20 përqindëshi. Kontrata ku vetëm njëri prej 20 përqindëshave me vlerë fitimi 100 milionë euro, detyrohet të vihet në emër të partnerit të kryetarit të bllokmenëve junior është arsyeja e saj”, - u shpreh Metalla, duke shtuar: “Publikimi e zbulimi me prova shkresore i skemës së prerjes së gjobave prej 20%, si në këtë kontratë, vetëm me njërin prej zhvilluesve, na detyron t’i kërkojmë përgjigje për pyetje të thjeshta. z.Rama: Ku je? Ku je futur? Pse fshihesh pas grave?”.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›