E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata lë në burg Llupon, pranohet kërkesa e Prokurorisë

Tiranë- Afatet e paraburgimit për ish-gardistin Agim Llupo shtyhen me 3 muaj të tjerë. Ky ishte edhe vendimi i Gjykatës së Tiranës e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë në seancën e mbatjur pas dreke, pas shtyrjes së asaj të paraditës.

Ish-gardisti Llupo akuzohet nga Prokuroria se ka vrarë protestuesin Ziver Veizi në demosstratën e 21 janarit të viti të shkuar.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohet paraditën e sotme, por mungesa e avokatit të Llupos ka çuar edhe në shtyrjen e saj.

Ndërkaq pas mesdite Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afateve të paraburgimit për Llupon. Më herët Llupo kërkoi që të lirohej nga burgu pasi afati i paraburgimit kishte përfunduar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata rrëzon sërish kërkesën e Prokurorisë, Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për...
  2. ‘Rrëzohet’ sërish Prokuroria, Apeli: Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi nuk do të shkojë...
  3. Llupo kërkon lirinë, Prokuroria: Të shtyhen edhe 3 muaj afatet e paraburgimit Tiranë- Agim Llupo ka kërkuar lirimin e tij pasi kanë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›