E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg pa afat drejtuesin e autobusit të aksidentit të aktivistëve të AK

Share

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të lërë në burg pa afat drejtuesin e autobusit me aktivistët e Aleancës KuqeZi, që u aksidentua tre ditë më parë në Krrabë.

Sipas prokurorisë, shoferi Mithat Biçaku ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe për këtë arsye duhet të qendrojë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Por, të gjithë dëshmitarët që ndodheshin në autobus, ashtu si shoferi, kanë deklaruar se nuk ishte faji i këtij të fundit për aksidentin. Sipas tyre, autobusi u godit nga një automjet Range Rover.

Aleanca KuqeZi ka denoncuar policinë se e ka deformuar dhe vonuar qëllimisht hetimin e aksidentit. Sipas saj, automjeti që ka goditur autobusin me aktivistët e saj, ka qenë me targa shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›