Çamët marrin edhe barnat
Share
Marrëveshja PD-PDIU prek edhe shëndetësinë. Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë është liruar nga detyra drejtori i qendrës se kontrollit të barnave, Besnik Jakaj, që do të zëvendësohet në këtë post nga Arif Shahini. Shahini vjen nga radhët e çamëve dhe është farmacist. Ndërsa Jakaj ka pohuar se vjen nga politika dhe si i tillë mund të angazhohet edhe me detyra të tjera jo në profilin shëndetësor.
Besnik Jakaj drejtoi për 4 vjet e gjysme qendrën e kontrollit të barnave, institucioni më i rëndësishëm në këtë fushë që kontrollon futjen dhe qarkullimin e medikamenteve në Shqipëri. Ky institucion është përgjegjës edhe për sigurinë e ilaçeve përmes vendosjes së pullës mbi ta.
