Rezultatet e EUROGROUP dhe ECOFIN ne Bruksel
Ekonomia e Eurozonës do të pësojë rënie të paktën gjatë pjesës së parë të 2012-ës. Në javët e fundit janë vërejtur përmirësime në ndjeshmërine ekonomike europiane por ngadalësimi do të vijojë dhe shumë faktorë do të ndikojnë në një recesion të moderuar në gjysmën e parë të vitit. Kështu ka deklaruar komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare Olli Rehn, pas përfundimit të takimit të Eurogroup dhe Ecofin në Bruksel.
Është e rëndësishme dhe vendimtare fuqizimi i mbrojtjes kundër krizës për të rifituar besimin. Kthimi dhe rimëkëmbja si dhe rritjet pozitive ka mundësi të shtyhen për gjysmën e dytë të këtij viti, ka thënë Rehn.
Gjithsesi komisioneri i BE është shprehur optimist mbi rezultatet e takimit mes ministrave të financave europiane.
“Kemi zgjidhur çështjet kryesore të Mekanizmit Europian të Stabilitetit dhe pothuajse kemi finalizuar traktatin mbi paktin fiskal, kështu që do të arrijmë në një vendim brenda fundit të këtij muaji. Do të arrijmë në kohë ratifikim për ta aktivizuar brenda korrikut këtë mekanizëm dhe ka një lidhje të qartë me paktin fiskal”, Rehn.
ECOFIN ndër të tjera ka aprovuar rekomandimet e KE sipas të cilit Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për reduktim të deficitit. Ky vendim i mundëson komisionit të ndërhyjë me të tjera veprime ndaj Budapestit.
Ndërkohë që mbetet ende i hapur diskutimi mbi të ashtuquajturën “tobin tax”
“Nëse duam një sistem financiar të shëndetshëm duhet të mendojmë në një bashkësi rregullash mbi kapitalet, mbi likuiditetin, mbi korporatat qeveritare duke ndjekur leksionet nga kriza e vitit 2008. ka mënyra të ndryshme për të taksuar sektorin financiar dhe ne vijojmë të diskutojmë se cila metodë është më e përshtatshme”, Margrethe Vestager
Duke iu referuar situatës së borxhit grek, komisioneri europian për çështjet monetare, Olli Rehn, ka thënë se BE dëshiron të shoh një marrëveshje mes qeverisë së Athinës dhe kreditorëve privatë, mundësisht brenda muajit janar dhe jo në shkurt.
Në takimin e të hënës Eurogrupi nuk e pranoi hipotezën e kompromisit mbi blerjen e borxhit grek, duke kërkuar që interesi i bonove të reja qeveritare të ishte poshtë 4%.
Nga ana tjetër kreditorët kërkojnë një marrëveshje sa më të shpejtë greke. Por refuzojnë reduktimin e vlerës së bonove greke në portofol me më shumë se 50%.
Kreu i institutit ndërkombëtar financiar ka deklaruar, Charles Dallara pas këresës së ministrave europianë të financave për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes, se do të kontribojmë vullnetarisht në uljen e borxhit vetëm me një maksimum të humbjeve për bankat private me 50%.