Gjykata lë në qeli Arben Lazen

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, lë në fuqi vendimin e Gjykates së Shkallës së Parë , për presidentin e klubit të Elbasanit, Arben Lazen. Laze nëpërmjet avokatve të tij ka kërkuar nga gjykata e apelimin e vendimit të Gjykates së Shkallës së Parë , për të ndryshuar masën e arrestit nga arrest me burg, me arrest shtëpie. Gjykata e Apelit nuk e ka marrë parasysh kërkesën e presidentit të Elbasanit, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Trupi gjykes ka vendosur që Arben Laze të qëndrojë në dhomat e paraburgimint deri në përfundim të hëtimeve të hapur ndaj tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Arrestimi i Lazes është bërë vitin e kaluar gjatë operacionit të koduar "Mesfushori", ku përfunduan në pranga edhe tre pesona të tjerë. Laze akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë séancës Laze e ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij , nga prokuroria. Ndërkohë mbrojtaja ka kërkuar nga trupi gjykues që të merren masa më letësuese sigurie për Lazen, gjë e cila nuk është pranuar nga togat e zeza, dule lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë .