E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pranon dorëheqjen e Shtyllës

Prokurorja e Përgjithëshme Ina Rama ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të Hetimit Zamir Shtylla, i cili drejtonte edhe hetimet për Gërdecin. Lajmi është bërë i ditur në orët e vona të mbrëmjes dhe mësohet se dorëheqja është firmosur nga Ina Rama në orët e pasdites. Në vend të Zamir Shtyllës është emëruar prokurori Sokol Stojani i cili do të jetë edhe drejtues i grupit të hetimit për çështjen e Gërdecit. Zamir Shtylla dha dorëheqjen dy ditë më parë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve duke qënë një nga personat më të akuzuar për implikimin në gjyqet komuniste nga mazhoranca dhe vetë kryeministri Berisha. Pas dorëzimit të dorëheqjes zonja Rama nuk u shpreh menjëherë për çështjen duke pritur më shumë se 48 orë për të pranuar largimin e zotit Shtylla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›