Parfumet fallco, prangosen dy persona

Një aksion i policisë së Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për kontrabandë parfumerie. Operacioni i koduar "Parfumi pa Aromë" u zhvillua dje pasdite tek tregu industrial në Tiranë dhe në pranga ka përfunduar Fuat Laraku, dhe Jetmir Muça. Gjatë një kontrolli në magazinat dhe në banesat e tyre policia sekuestroi 1200 koli të parfumeve të firmave të ndryshme, si edhe një sasi e konsiderueshme sendesh kozmetike. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 4860 copë etiketa të fallsifikuara me emrat e firmave më një njohura të kozmetikës. Ndërkohë Arjan Sherifi, Adrijan Luga dhe Valentina Laraku, e cila në bashkëpunim me Fuat Laraku, sillnin nga Kina mallrat kozmetikë të fallsifikuar, pa i kaluar më parë në kontrollin doganor, do të hetohen në gjendje të lirë. Mbi pesë personat rëndojnë akuzat e tregëtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë, ruajtje dhe depozitim i mallrave kontrabandë si dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Aksioni u krye pas një muaj hetimi.