“Dialogu ndërfetar”, Pollo: Forumi të bëhet çdo dy vjet
Dialogu ndërfetar në Evropën Juglindore dhe roli i tij në krijimin e një klime paqësore në rajon ka qenë në qendër të forumit të parë të këtij niveli në vendin tonë. I pranishëm në forumi ishte edhe zv kryeministri Pollo.
TIRANE- Dialogu ndërfetar në Evropën Juglindore si një faktor i rëndësishëm në shtimin e bashkëpunimit dhe garantimin e paqes mes vendeve të rajonit, ishin temat të cilat u trajtuan në forumin e parë të këtij niveli të organizuar në Tiranë.
Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka promovuar përpara disa përfaqësuesve të lartë të disa vendeve dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, rastin e Shqipërisë si simbol i një trashëgimnie historike në bashkëjetesën mes komuniteteve fetare dhe kulturore.
Zëvendëskryeministri Pollo, ka propozuar mbajtjen e këtij forumi mbi bazë periodike çdo dy vjet, propozim i cili është pranuar nga të gjithë të pranishmit, të cilët mbështetën dhe vlerësuan këtë iniciativë të qeverisë shqiptare.
Duke e vënë theksin tek rëndësia që kishte organizimi i këtij forumi edhe ministri i Jashtëm i vendit Lulzim Basha u shpreh se kjo do të shërbej për afrimin kulturor dhe më gjerë të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. (a.r/bews24/balkanweb)