Gjykata lëshon urdhër të detyruar ndaj Kurtit që të paraqitet para Gjykatës Speciale

PRISHTINË, 28 shkurt/ATSH/- Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij më datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas zëdhënëses së kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special sot, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë – theksuar të gjykatës.
Ai është ftuar si dëshmitarë në rastin e rezervave shtetërore, ku prokuroria po zhvillon hetime për keqpërdorime të mundshme nga disa zyrtarë të qeverisë.
Nga Prokuroria Speciale akuzohen dy zyrtarë të MINT drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.
Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.
Prokuroria në dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë./KosovaPress/