Presidentja Osmani uron besimtarët për muajin e Ramazanit

PRISHTINË, 28 shkurt /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
Presidentja Osmani ka thënë se “ky muaj të shërbejë si moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit”, raporton KosovaPress.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin. Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në urimin e presidentes Vjosa Osmani. /KosovaPress/