Gjykata liron 13 protestuesit
Tirane- Arrestimi i 13 protestuesve te Partise Socialiste eshte cilesuar i ligjshem nga Gjykata e Tiranes, e cila ka vendosur dje masen e sigurise "detyrim paraqitje" pwr ta. Gjyqtari i gatshem Altin Abdiu vendosi dje qe protestuesit te paraqiten cdo te hene te javes se pare dhe te trete te cdo muaji perpara oficerit te policise gjyqesore. Trembedhjete protestuesit e arrestuar nga policia jane Shazivar Sula, Sami Beshiri, Gezim Lila, Agim Balla, Besnik Saliu, Arben Fusha, Naim Karaj, Bejdulla Ulliri, Fatmir Koldashi, Edmond Tafa, Shpetim Tresa, Mustafa Xhixha dhe Festim Lulo. Gjate seances se djeshme per caktimin e mases se sigurise ne ngarkim te protestuesve kane qene prezent edhe deputetet e PS-se Dash Preza dhe Xhemal Qefalia, si dhe te aferm te tyre. Fillimisht prokurori i ceshtjes Blerim Tominaj, i beri me dije gjykatesit te gatshem Altin Abdiu se protestuesit kane cenuar ligjin me bllokimin e mjeteve te transportit. Per kete arsye perfaqesuesi i akuzes kerkoi vleresimin e ligjshem te arrestit te flagrance, si dhe caktimin e mases se sigurise "detyrim paraqitje". Nderkohe qe mbrojtesit e te pandehurve Hasan Bara dhe Agim Cekrezi, u shprehen dje se policia kishte shkelur kushtet e flagrances, pasi asnjeri prej protestuesve nuk ishte kapur gjate protestes, por disa ore me vone. Nje prej tw pandehurve, Bejdulla Ulliri akuzoi forcat e policise se e kishin arrestuar aksidentalisht. Ne deklarimet e tij te dhena para gjykates ai u shpreh se kishte dale shetitje me familjen dhe ishte bllokuar ne trafikun e krijuar nga protesta. Nderkohe qe te akuzuarit e tjere nuk dhane asnje shpjegim para gjyqtarit te gatshem Altin Abdiu. Ne fund mbrojtesit kerkuan lirimin e kliente te tyre, vendim i marre me pas nga gjykata. Protestuesit u arrestuan tre dite me pare per protesten e kryer ne Uren e Peshkatarit ne periferi te Tiranes. Mbi ta prokuroria e Tiranes ka ngritur akuzen e "pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit", e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Ky nen parashikon se nje mase denimi me gjobe ose ne burgim gjeri ne tre vjet.
Te pandehurit
Shazivar Sula
Sami Beshiri
Gezim Lila
Agim Balla
Besnik Saliu
Arben Fusha
Naim Karaj
Bejdulla Ulliri
Fatmir Koldashi
Edmond Tafa
Shpetim Tresa
Festim Lulo
Mustafa Xhixha
Qefalia, vendimi i gjykates se drejte
Deputeti i PS-se Xhemal Qefalia pak minuta pas perfundimit te seances per caktimin e mases se sigurise ne ngarkim te protestuesve eshte shprehur se "ju e pate qe ishte nje veprim qesharak i policise, padyshim qe vendimi i gjykates eshte nje vendim i drejte. Keto njerez nuk ishin per te goditur kend, nuk ishin per te shkaterruar por ishin ne mbeshtetje te grevisteve dhe veprimi i pahijshem i policise tregoi edhe nje here qe duke marre njerez te pafajshem, duke marre njerez qe duke i pare atje edhe me probleme fizike mendoj se keto njerez do ti frikesoj. Por perkundrazi ju i shikoni ketu ka edhe me dhjetera te tjere, keto do jene perseri ne mbeshtetje te grevisteve, pasi kauza e tyre eshte nje kauze e drejte. Ne kemi pergatitur nje kallezim penal, pasi policia ka vepruar ne menyre te parregullt, ka goditur disa protestuesit ne menyre paqesore dhe ne do ti drejtohemi prokurorise me te gjitha provat e mjaftueshme per te treguar edhe nje here qe policia te mos i sherbeje nje pjese te njerezve, por ti sherbeje shtetit dhe jo pushtetit aktual. Patjeter qe ne prokurori do te paraqesim padine tone perkatese".
Neni 293
Pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit
Venia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e menyre i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet.