Gjykata liron Emiljano Shullazin, përfundon dënimi për armë pa leje
Marrin fund ditët në qeli të Emiljano Shullazit. Tri ditë më parë, pas shlyerjes së dënimit Shullazi ka lënë qelitë e burgut. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Më 16 maj, Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila kishte dhënë ndaj Shullazit dënimin me 1 vit e 4 muaj burg.
Më pas, vendimi është ekzekutuar nga organi i Prokurorisë së Lezhës, të cilët kanë bërë edhe një herë llogaritjet për ditët e qëndrimit të Shullazit në burg. Në bazë të këtyre llogaritjeve, i shumëpërfoluri Emiljano Shullazi është lënë i lirë më datë 20 maj, pasi ai nuk ka më asnjë ditë për të shlyer në qeli. Ky është rasti i dytë në pak ditë, kur dy emra të shumëpërfolur fitojnë lirinë. Pak ditë më parë, la qelitë e burgut edhe Ergest Xhoxhi, kunati i Dritan Dajtit, i akuzuar për ekzekutimin e katër policëve. Xhoxhi u la i lirë më 17 maj, pasi përfundoi ditët në qeli.
Lirimi
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)