E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu: Rotacioni politik është një parim i mirë

TIRANE- Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, i ftuar dje në emisionin “Opionin” të gazetarit, Blendi Fevziu në TV Klan deklaroi se “rotacioni është një parim i mirë”. Ambasadori Arvizu, deklaroi se situata e krijuar në KQZ mund të zgjidhet edhe politikisht.

Është me e qetë sesa e prisnit apo më problematike kjo fushatë?
Ka qenë një fushatë e vështirë për t’u kuptuar sepse kam biseduar me shumë persona për të kuptuar problematikën.
Keni qenë gati një gjysëm-numërues në njësinë nr.5 në zgjedhjet e kaluara lokale. Shpresoj të mos numëroni më vota?
Shpresoj që kjo të mos përsëritet më
Shkarkimi i anëtarit të KQZ ishte një gabim?
Ka qenë shumë problematike, kam folur publikisht për këtë. Z.Reeker ka folur për këtë. Ndjesia e përgjithsme ka qenë se ka qenë një procedurë me shumë pikëpyetje. Të gjithë kemi kuptuar se që kur LSI u largua nga koalicioni qeverisës kjo shënoi një rrethanë të pazakontë. Partitë politike duhet ta adresonin këtë situatë.
Si?
Të kishin diskutuar
U prishën balancat...
Nuk mendoj se ndonjë njeri ka venë në dyshim se precedenti i vendosur në vitin 2003 duhej të ishte respektuar. Unë takova z.Rama për të diskutuar për çështjen e KQZ. Kishte një mundësi që të dyja palët t’i tregonin bashkësisë ndërkombëtare që ekziston vullneti për zgjidhje.
Z.Meta ka deklaruar se nëse do ishte kërkuar nga mazhoranca ai do ta tërhiqte anëtarin. Përse nuk e tërhoqi për të ruajtur raportin e ndershëm 4-3 në KQZ?
Le të jemi realistë. Palët po përpiqen që të fitojnë avantazh politik dhe në atë kohë më shpjeguan mua se ai që ka qenë me interes për të dyja palët nuk ka qenë përbërja e vetë KQZ por i 89 KZAZ-ve. Sepse kalimi 4-3 dhe 5-2 nuk ishte e qëndrueshme.
A konsideroni një deklaratë të nxituar deklaratën tuaj se kjo çështje, pra shkarkimi i anëtarit të KQZ, do ndryshonte kursin drejt përlasjes mes SHBA dhe Shqipërisë?
Në fakt kam pasur mundësi të bisedoj me njerëz të ndryshëm. Ata më kanë thënë se ndoshta disa prej këtyre deklaratave kanë qenë të nxituara. U thashë atyre që kjo ka ndodhur një muaj më parë dhe kam pasur të drejtë. Unë u thashë që kam pasur të drejtë dhe u vërtetua që kisha të drejtë. Pika që unë po thoja ishte se ka patur një rrethanë të pazakontë që u krijua nga largimi i LSI-së nga koliaiconi qeverisës por balanca ishte e mundur të trajtohej nga të dyja palët. Ishte një mundësi e hubmur dhe politikanëve iu ofruar një mundësi që kishin për t’iu treguar njerëzve që zgjedhjet do të zhvillohen ndryshe këtë herë. Jemi tani në pikën e nisjes së zgjedhjeve dhe kemi një KQZ që nuk është plotësisht e konstituuar dhe nuk po funksionon në mënyrën e duhur. Politikanëve iu ofrua një mundësi për të instaluar besimin tek njerëzit.
Nuk po gjendet ende një bashkëpunim mes palëve për të miratuar 3 ligjet. Pse ju kërkoni ta bëjnë patjetër këtë gjë me mirëkuptim dhe jo në respekt të frymës së ligjit?
Problemi me tre ligjet është që janë lidhur me probleme të tjerë si qarku i Fierit e zbatimi i vendimeve të gjykatave. Nuk po them që opozita ka patur të drejtë por ka qenë një çështje shumë komplekse. Për këtë (KQZ) mund të them se kjo është një çështje më e drejtpërdrejtë dhe ata mund ta kishin zgjidhur.
Qëndrimi juaj në lidhje me shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ ishte personal apo i rekomanduar nga DASH?
Pozicioni që unë kam shpallur dhe deklaruar ka qenë tërësisht i koordinuar me Uashingtonin. Duhet ta kuptoni që ka një distancë të madhe sa i përket kohës por ne jemi këtu në terren dhe flasim me njerëzit. Kështu që jo gjithmonë do të kesh informacionin identik por Uashingtoni mbështetet në ambasadën. Në lidhje me pyetjen tuaj, përgjigjia ime është se kam qenë plotësisht i koordinuar me Uashingtonin.
Z.Moore ka deklaruar që PS-LSI duhet të plotësojnë vendet vakante në KQZ. Ju ai qëndroni kësaj ideje?
Unë e kam lexuar deklaratën e z.Moore me shumë kujdes, e kam lëxuar dëshminë e z.Reeker paraa Komisonit amerikan të Helsinkit dhe duhet të jemi të qartë se cili është pozicioni ynë. Ne besojmë që KQZ duhet të konsitutohet plotësisht. Nuk është skicuar me 5 apo 6 anëtarë por me 7 anëtarë dhe kjo gjë përmbahet në Kodin Zgjedhor dhe kjo është mënyra se si duhet të funksionojë.
A është i gatshëm Rama ta bëjë këtë gjë?
Ai ka thënë që janë të gatshëm të ecin përpara menjëherë por ai ka nevojë për disa garanci që procesi do të respektohet dhe se integriteti i KQZ nuk do të kompromentohet.
Garanci jep ligjin dhe jo fjala?
Fatkeqësisht të dyja palët e ndjejnë se mund të vazhdojnë në këtë kurs por përgjigjia ime është që ky është një sinjal i gabuar që iu dërgohet qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Nëse KQZ nuk plotësohet, atëherë çfarë ndikimi do të ketë në zgjedhje?
Për disa çështje të vështira që kërkojnë një shumicë të cilësuar, të paktën 5 vota. Shikoni, padyshim që do të ketë kohëra kur votat do të jenë 4-3 dhe vendimet në KQZ nuk do jenë në gjendje të marrin 5 vota por mënyra sesi është ngritur tani, Kolegji Zgjedhor duhet të jetë opsioni i fundit. Kjo nuk është në përmbushje të frymës së Kodit, të konsensusit që të dyja palët kanë rënë dakord.
Z.Ambasador a ka një qëndrimin tuaj personal, pra a do të përfshiheni ju në këto zgjedhje?
Jo. Aspak. Ne jemi neutralë, nuk favorizojmë dhe punojmë shumë që të tregojmë se ne nuk favorizojmë njërën palë apo palën tjetër.
Ka patur komente që SHBA janë në favor të rotacionit, madje se edhe largimi i Metës nga koalicioni qeverisës është stimuluar nga ju. A janë SHBA të intersuara për rezultatin në Shqipëri? Për subjektin fitues po pyes
Sa i përket rotacionit, nëse ju do pyesnit cilindo amerikan për rotacionin mendoj që cilido prej tyre do të thoshte se është një parim i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira, të ndershme e transparente një parim si rotacioni kujdeset vetë për veten. Njerëzit vendosin vetë kur është koha për rotacionin e lidershipit. Ndërsa pyetja tjetër për rezultatet është se historia e zgjedhjeve shqiptare është historia e rezultateve të kontestuara. Si mund ta shmangësh këtë? Vetëm duke përmirësuar precesin.
Keni frikë se mund të jetë problematike periudha pas zgjedhore?
Po, paksa. Sinqerisht do të ishte mirë nëse cilado parti të mund të fitonte një fitore bindëse, 74 me 66 ku rezultatet janë të qarta dhe të caktuara. Ajo që do të ishte vërtet e pafat do të ishte nëse njëra nga palët të fitonte 71 me 69 por do të ishte e turpshme që Shqipëria të kishte një histori të zgjedhjeve të kontestuara.
A ka ftohje mes SHBA dhe kryeministrit? Meta tha se SHBA i ka hequr vizën Berishës...
Marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë janë shumë të forta. Ajo që tha Meta ka qenë në përgjigje për çështjen e vizave. Ajo ka qenë një lojë fjalësh që në gjuhën shqipe tingëllon një fjalë tërheqëse.
A ka probleme mes jush dhe z.Berisha?
Jo, nuk mendoj kështu.
A keni patur një axhendë personale që nuk përputhet me SHBA?
Kur z.Moore ka qenë këtu, kur z.Reeker ka qenë këtu përpara tij, ata e kanë bërë të qartë se cilindo që është shefi i misionit të “Rrugës së Elbasanit” përfaqëson qeverinë e SHBA. Por pyetja del herë pas herë kështu. Ka një shprehje në anglisht: “A nuk e kemi parë më parë këtë film?” A ka një axhendë personale? Unë do të thoja jo. Rreth dy javë më parë SHBA e kanë bërë të qartë se unë flas në emër të Uashingtonit. Në një bisedë me një personi nga qeveria më tha: “A është ky qëndrim i Uashtingtonit”. Dhe unë i thashë: “unë nuk kam luksin e të pasurit të opinioneve personale. Të gjitha opinoniet e mia janë zyrtare dhe ju nuk keni luksin për të vendosur se cili do të jetë ambasadori i SHBA, pasi ju nuk jeni as President dhe as senatori i SHBA
Kaq e vështirë është heqja e vizave me SHBA? Përse duhet refuzuar dëshira e mirë e një mazhorance?
Para së gjithash ne të gjithë në SHBA jemi habitur kur dëgjuam që doli kjo. Por është fushatë. Përgjigjia jonë ka qenë shumë e drejtpërdrejtë dhe teknike. Niveli për refuzimin e vizave ka qenë 40.5% kur kushti për heqjen e vizave është se ky nivel duhet të jetë deri në 3%.
Pse mos premtohet kjo nëse mund të realizohen reformat?
Nuk ka Stefan Fyle në SHBA. Ligji i SHBA për refuzimin është 3%, në Shqipëri është 40.5%.
Si janë marrëdhëniet tuaja me kompaninë “Podesta”?
E di që dikush po e ndjek këtë intervistë me shumë kujdes. Edhe mua po më vihet nota dhe juve po ju vihet notë.
A ka problem midis Podesta grup dhe juve personalisht?
Nuk do ta thoja këtë. Unë përfaqësoj qeverinë e SHBA ata përfaqësojnë qeverinë shqiptare.
Cila do të jetë axhenda juaj e ditës së zgjedhjeve?
Duke nisur nga dita e sotme deri në ditën e zgjedhjeve do të lëviz anë e mbanë vendit. Ndërsa në ditën e zgjedhjeve planifikoj që të vizitoj disa qendra votimi. Gjithashtu do të shpenzoj shumë kohë duke parë televizion. Shefi i misionit i ambasadës është ngarkuar gjithashtu të shkojë në Fier.
Do shfaqeni me treshen e ambasadorëve në qendrat e votimti, si “tre muskëtjerët”?
Shpresoj që nuk do të kemi një përsëritje të 8 majit të 2011-ës por duhet të ketë mekanizma të rinj që duhet të përshpjetojnë transmetimin e rezultateve.
Ambasadori është i majtë apo është i djahtë?
Kjo tregon që unë jam duke bërë punën time sa më neutral dhe i paanshëm.
Besoni se ja keni arritur?
Besoj se po. 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›