E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron Zimmerman nga të gjitha akuzat

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka liruar nga të gjitha akuzat të dyshuarin për vrasjen e një afrikano-amerikani të paarmatosur, në një gjykim i cili ka marrë vëmendjen e opinionit të gjerë në Amerikë.

Një juri e përbërë vetëm nga femrat liroi nga akuza të shtunën mbrëma George Zimmerman. Ai akuzohej për vrasjen e shkallës së dytë të 17 vjeçarit Trayvon Martin në Sanford Florida, në shkurt të vitit 2012.

Zimmerman qelloi për vdekje ndaj adoleshentit në vetmbrojtje gjatë një përleshjeje.

Ai përballej me një dënim që mund ta çonte për jetë në burg, nëse do të gjendej fajtor.

Martin ishte afrikano-amerikan.

Ky rast kishte ngritur dyshime nëse ka drejtësi për afrikano-amerikanët, dhe nëse Zimmerman kishte qenë shenjester e sulmit për shkak të përkatësisë së tij racore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›