E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata liron me kusht kreun e Hipotekës së Vlorës

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka marrë sot vendimin për lirin e Banushit, ndërsa është i detyruar të paraqitet në gjykatë me vendim.

Ndërkohë, janë liruar edhe dy persona të tjerë të arrestuar në të njëjtën ditë, edhe mata me detyrim për paraqitje. Tre ditë më par policia e Vlorës ka vënë në pranga kreun e Hipotekës, Edmond Banushaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Përmes një operacioni të koduar “Fillimi i vjeshtës”, Drejtoria e krimit financiar ka bërë të mundur arrestimin e Banushajt edhe ish- juristit në Zyrën e pasurive në Vlorë, Viktor Kulaj 48 vjec, edhe ky i akuzuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë mësohet se në pragat e policisë ka rënë edhe biznesmeni nga Vlora, Oart Begaj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›