Drejtori i OSH-se Sahit Dollapi jep doreheqjen nga detyra
Sahit Dollapi, Drejtor i Pergjithshem i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) jep doreheqjen nga detyra. Lajmin e njoftoi per median dje vete Dollapi ne nje komunikim per median nga zyra e tij. Ai nuk ka patur ndonje motiv te vecante per largimin nga detyra, porse ne kontraten e shitjes se kompanise ndaj cekeve te CEZ eshte percaktuar qe ne momentin qe derdhen parate ne arken e shtetit drejtuesit kryesore dhe Keshilli i Mbikeqyrjes se kompanise zevendesohen. Dollapi njoftoi dje gjithashtu se, CEZ Group ka derdhur ne arken e shtetit 102 milione euro. "Gjate ketyre 4 vjeteve, dhe, vecanerisht gjate dy viteve te fundit, kohe ne te cilen OSSH-ja ka operuar si nje kompani e pavarur, bashke me Keshillin Mbikeqyres, stafin dhe punonjesit ne te gjithe vendin, i kemi sherbyer vetem nje qellimi, miremenaxhimit te kompanise, duke siguruar keshtu furnizim 24 ore me energji dhe duke e bere kompanine terheqese per investitoret e huaj", tha ai. Sipas tij, gjate kesaj periudhe Operatori i Sistemit te Shperndarjes arriti nivele te paarritura kurre me pare ne Shqiperi, jo vetem ne permiresimin e treguesve, por edhe ne ndryshimin e mentalitetit te punes dhe krijimin e nje besimi me konsumatoret. "Sot, pas 4 vitesh me shume sfida te veshtira dhe pune te lodhshme, te gjithe bashke, ia dolem te realizojme me sukses nje prej qellimeve strategjike te qeverise shqiptare, privatizimin e OSSH-se nga nje prej kompanive me lider ne Evrope ne tregun e energjise, tek CEZ Group" cilesoi Dollapi.
Kontrata
Ne kontraten e shitjes se kompanise ndaj cekeve te CEZ eshte percaktuar qe ne momentin qe derdhen parate ne arken e shtetit drejtuesit kryesore dhe Keshilli i Mbikeqyrjes se kompanise zevendesohen.
Kontrata
Ne kontraten e shitjes se kompanise ndaj cekeve te CEZ eshte percaktuar qe ne momentin qe derdhen parate ne arken e shtetit drejtuesit kryesore dhe Keshilli i Mbikeqyrjes se kompanise zevendesohen.