Gjykata ndryshon akuzen, i fal Brecanit 11 vite burg
Gjykata e Tiranes i fal 11 vite burg 18-vjecares se akuzuar per vrasjen e Agron Rrahmanit, ngjarje per te cilen e pandehura pretendoi se u mbrojt nga nje sulm seksual prej te panjohurit. Aurora Brecani eshte denuar dje nga Gjykata e Tiranes me 7 vite izolim. Edhe pse prokuroria e hetoi per akuzen e vrasjes me paramendim, trupi gjykues deklaroi, ne perfundim te vleresimit te provave dhe rrefimit te vajzes nga Tropoja, se krimi eshte kryer ne kushtet e nje tronditjeje psikike dhe per kete shkak ka ndryshuar akuzen. Megjithese organi i akuzes e ka cilesuar nje histori dashurie mes ciftit, procesi eshte mbyllur me nje ndryshim te vepres penale. Ngjarja ka ndodhur dy vjet me pare ne fshatin Brecan te Tropojes.
Gjyqtari Fehmi Petku shpalli fajtore te pandehuren qe kohen e krimit ka qene e mitur, vetem 16 vjece dhe e denoi me 7 vjet heqje lirie. Sipas trupit gjykues, Aurora Brecani e ka kryer vepren penale ne kushtet e tronditjes se forte psikike dhe nuk ka kryer nje vrasje me dashje, ashtu sic edhe e kishte cilesuar organi i akuzes. Brecani u gjykua per vrasjen me nje automatik "Kallashnikov" te Agron Rrahmanit, 35 vjec. Ngjarja per te cilen edhe u denua dje 18-vjecarja, ka ndodhur me 14 dhjetor te vitit 2005. Sipas hetimeve te kryera, ka rezultuar se vajza diten e ngjarjes ishte e vetme ne banesen e saj duke kryer punet e shtepise. Viktima mesohet t'i kete hyre ne banese me nje automatik, te cilin e mbante poshte xhupit. Me pas e ka detyruar kete te fundit edhe te zhvishej per te kryer marredhenie seksuale.
Por organi akuzes pretendoi se vajza ka pranuar vete dhe se kishte pasur nje lidhje me viktimen qe e njihte, pasi iu gjeten ne telefon edhe fotografi. Por, gjate rrefimit, tre seanca me pare, Brecani u pergjigj se zhveshja me deshire ishte plani i saj per t'i terhequr vemendjen agresorit qe donte ta perdhunonte. "Une i thashe te kthehej me kurriz, sepse kisha turp dhe ne momentin qe ai u bind, mora armen qe e kishte lene afer deres dhe e qellova", ka rrefyer 18-vjecarja ne sallen e gjyqit historine. Rrahmani ka gjetur vdekjen e menjehershme, nderkohe qe Brecani ka dale nga banesa duke u strehuar te nje e aferme e familjes. Nje seance me pare, organi i kuzes u kerkoi togave te zeza shpalljen fajtore dhe denimin me 18 vjet heqje lirie.
Redinalda Caushaj