Konfindustria: Kujdes! Parate po shperdorohen
Ekonomia reale shqiptare tashme ka mjaft shenja se eshte e prekur nga fenomeni shume i demshem i shperdorimit te parave te shqiptareve ne procesin e kredidhenies, eshte shprehur dje Administratori i Konfindustrise Shqiptare, Gjergj Buxhuku. Konfindustria pa dashur te investoje ne krijimin e klimes se panikut ne sektorin bankar, vlereson se ka shume kredi problematike te pa raportuara nga bankat e nivelit te dyte, fenomen, qe duhet goditur sa me shpejt, perndryshe rreziqet ne rritje te importuara nga tregjet nderkombetare ose te prodhuara ne ekonomine vendore do te prodhojne efekte zinxhir, qe mund te rrisin ne menyre gjeometrike e te pershpejtuar kredite e keqija me pasoja shume te renda negative per ekonomine.