E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e mban Psikiatriku, ther vellane dhe veten

Eriola Hazizolli
Nje 26-vjecar, i dyshuar si i semure mendor, akuzohet se ka vrare paraditen e djeshme vellane, pas nje grindjeje familjare. Durim Gorani, nga fshati Vokopole i rrethit te Beratit, ka tentuar te vetevritet me thike, ndersa eshte ndjekur nga uniformat blu. Ai eshte derguar ne Spitalin Rajonal te Beratit, ne te njejtin repart ku disa ore me pare kishte nderruar jete vellai i tij me i madh, Kastrioti. Policia tha se, fillimisht, mes dy vellezerve ka pasur nje grindje per shkak te marteses se viktimes, te cilen vellai i vogel e ka zgjidhur me nje goditje sepate.
Kastriot Gorani ka mberritur i gjakosur, por ende i gjalle ne repartin e kirurgjise se Spitalit Rajonal te Beratit. Personeli mjekesor ishte pergatitur per te pritur 30-vjecarin, pas njoftimit te policise vendore. Me gjithe terapine intensive, bluzat e bardha nuk kane mundur t'i shpetojne jeten viktimes, i cili ka vdekur disa minuta pasi kishte mberritur ne repart. Ekspertet mjeko-ligjore, qe keqyren trupin e Goranit, thane se ai kishte nje te care te thelle ne qafe, cka i ka shkaktuar vdekjen nga hemorragjia.
Dy vellezerit kane qene vetem ne banesen e tyre, rreth ores 11:00 te paradites se djeshme, ne fshatin Vokopole, rreth 50 kilometra larg qytetit te Beratit. Fqinjet treguan per policine se degjuan britma e me pas nje klithme te forte. Ata thane se kur hyne ne shtepine e Goraneve, gjeten 30-vjecarin qe perpelitej pertoke. "Fare prane trupit te tij ishte nje sepate me tehun e gjakosur, treguan banoret e fshatit. Ndonese hyme ne banese pak minuta pas britmave, personi qe ka qelluar Kastriotin ishte zhdukur". Te tjere deshmitare treguan se kishin pare Durimin te largohej me vrap nga shtepia.
Qellon veten sapo sheh policet
Durim Gorani ka tentuar vetevrasjen, me te pikasur uniformat blu, qe ishin vene ne ndjekje te tij. Pas deshmive te banoreve te fshatit dhe familjareve te viktimes, efektivet e grupit te gatshem moren urdhrin te arrestonin 26-vjecarin. Dikush tha se kishte pare Durimin qe po largohej nga fshati. Ndersa furgoni blu mori me shpejtesi rrugen qe te nxirrte nga fshati, ata dalluan qe larg Durim Goranin qe vraponte. Ndersa furgoni i policise afrohej drejt te riut, ai ka nxjerre nje thike, qe mbante me vete dhe ka qelluar veten ne pjesen e poshtme te barkut. Ne gjendje te fikti, ai eshte marre nga uniformat blu dhe eshte transportuar per ne spitalin e Beratit, ku aktualisht ndodhet i shtruar, jashte rrezikut per jeten.
"Ishte bere agresiv, kerkuam ndihmen e shtetit"
Vellai i madh i familjes Gorani, Bardhyli, tregoi, per "Koha Jone", se Kastrioti kishte shfaqur prej kohesh probleme mendore dhe shpesh familjaret kishin kerkuar ta shtronin ne spital, pasi sa vinte dhe behej me agresiv. "Ne muajin maj te vitit te kaluar, ai pati nje grindje me kryeplakun e fshatit, te cilin e kercenoi me jeten. Te shqetesuar, kerkuam ndihmen e policise, rrefen Bardhyl Gorani. Por, ndonese ishte derguar ne spitalin e Vlores, ai nuk ishte mbajtur gjate atje prej mjekeve. Derisa ndodhi gjema". Nderkohe, burime nga banoret e fshatit saktesojne se mes dy vellezerve mesohet te kete pasur dhe nje grindje, per shkak te marteses te viktimes. Kastriot Gorani kishte vetem 10 dite qe ishte martuar dhe vellai i tij, Durimi, i pakenaqur, i kerkonte vazhdimisht te gjente nje shtepi tjeter per te banuar.
"E cuam ne Psikiatri, por nuk e mbajten"
Policia e Beratit tha se krimi dyshohet te kete ndodhur per shkak te paqendrueshmerise mendore te te dyshuarit. Ky i fundit mesohet se ka pasur dhe me pare konflikte me familjaret e tij. Po sipas burimeve te policise, pak kohe me pare, ai eshte shoqeruar ne polici per shkak te grindjeve me familjaret dhe banoret e fshatit. Burime nga uniformat blu te Beratit bene te ditur se policia, pak muaj me pare, e kishte derguar 26-vjecarin ne Spitalin Psikiatrik te Vlores per ndihme mjekesore, pas ankesave te familjareve. "Ndonese njihej si nje i semure me paqendrueshmeri mendore dhe shenja progresive agresiviteti, Durim Gorani eshte larguar nga spitali i Vlores", saktesuan burimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›