Gjykata ne proces edhe dy britaniket e tjere
Paralelisht me procesin gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve David Braun, ne gjykaten e Tiranes po zhvillohet procesi i Dino Christodoulus dhe Robin Arnold. Keta te fundit jane dy prej ish drejtuesve te qendres "Femijet e tij". Procesi gjyqesor ne ngarkim te tyre eshte ne fazen e degjimit te deshmitareve te sjelle nga prokuroria. Kryesisht deshmitare jane te mitur te cilet kane jetuar ne kete qender dhe qe jane abuzuar nga te pandehurit. Femijet kane deshmuar edhe ne procesin gjyqesor te David Braun duke treguar te gjithe momentet e tmerrshme qe kane perjetuar, ndersa kane permendur edhe abuzimet qe iu jane kryer nga te pandehurit Christodoulu dhe Arnold. Seanca e radhes ne ngarkim te dy te pandehurve do te zhvillohet me daten 21 te ketij muaji, ku dhe do te thirren per te dhene shpjegime me videokonference disa te mitur. Dy seanca me pare nje prej deshmitareve eshte bllokuar, per kete gjykata ka nderprere procesin gjyqesor. Femija i cili eshte vetem 12 vjec eshte abuzuar disa here nga te pandehurit.