E trafikuara, dhurata e Astrit ishte dhimbja
Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te babe e bir te akuzuar per trafikimin me qellim prostitucioni eshte zhvilluar me degjimin e deshmise se regjistruar ne seancat zhvilluara ne nje salle gjyqi ne Norvegji, ku te pranishem kane qene trupi gjykues, prokurori i ceshtjes dhe avokati i te pandehurve. Gjate deshmise se saj, e trafikuara Silvana Kalemi ka rrefyer njohjen me Astritin, kalimin ne Greqi, transporti me dokumente false drejt Norvegjise me ndihmen e bashke te pandehurit Shpetim Daci, mberritja ne Norvegji, njohja me djalin e te dashurit, dhuna psikologjike e ushtruar nga i pandehuri Nelgert dhe detyrimi i disa prostitutave per te mesuar dhe kontrolluar kur punonte trotuareve, si dhe si u shpetua nga Erik, norvegjezi qe e nxori nga prostitucioni dhe qe lajmeroi policine. Gjithashtu, vajza rrefeu kercenimet e shumta qe i beheshin asaj per familjen dhe vajzen, pas denoncimit nga i pandehuri Astrit, si dhe faktin qe dhunen psikologjike te ushtruar ndaj saj, nuk ka per ta harruar kurre. I pandehuri Astrit dhe e demtuara Silvana jane njohur, sipas deshmise se te demtuares, ne lokalin e vellait te Pates ne Memaliaj. Takoheshin shpesh dhe trajtohej shume mire nga i pandehuri, madje ky i fundit edhe duke i premtuar pushime ne shtetin fqinj te Greqise. Por sapo ka shkelur ne vendin nordik ajo eshte shfrytezuar nga i biri i tij, i pandehuri Nelgert Pata si prostitute. Ne deshmine e saj vajza ben me dije, se e vetmja dhurate qe i ka bere i pandehuri eshte dhimbja e madhe.