E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrvenia, shkak sherri mes fqinjeve

Fier- Zjarrvenesi i makinave te biznesmenit fierak dyshohet te jete fqinji i tij dhe shkak eshte bere nje perleshje pak jave me pare per motive te dobeta. Policia e Fierit ka ndaluar dje pas veprimeve te para hetimore dhe deshmive te mbledhura, 19 vjecarin Fatjon Bido, banues ne lagjen "Kryengritja e Fierit". Burime zyrtare thane se Bido ka qene nje here me pare i denuar per vepren penale te "armembajtjes pa leje", kurse per here te dyte eshte prangosur nen dyshimin per krimin e "shkaterrimit te prones me zjarr". Dy dite me pare 19 vjecari akuzohet se i ka vene flaket mjetit tip "Volkswagen", me targa italiane, ne pronesi te pronarit te fabrikes se polisterolit ne Fier, Roland Tozaj. Por nje muaj me pare ishte djegur ne rrethana misterioze edhe nje mjet tip kamion ne pronesi te firmes qe drejtohej nga Caush Tozaj, babai i Rolandit. Ngjarja e dyte ka ndodhur prane ish-UMB-se ku dhe ishte parkuar makina, kurse e para ka ndodhur me 21 gusht te ketij viti, ku mjeti kamion ishte i ngarkuar me lende te pare, felizol, per fabriken. Burime zyrtare te policise pohuan per gazeten se i dyshuari Fatjon Bido eshte fqinj me Caush Tozaj dhe jetojne ne te njejtin kat te nje pallati pese katesh. Disa muaj me pare, mes autorit te zjarrvenies dhe djalit te Caushit, Rolandit, ka pasur nje grindje per motive te dobeta, ku jane perdorur te shara e grushte. Ne shenje hakmarrje, Bido dyshohet se ka djegur dy mjetet e familjes Tozaj, ne harkun kohor te dy muajve.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›