E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria 20 vjet burg per pedofilin

Tirane- Akuzohet per abuzim me disa te mitur, deklarohet fajtor dhe kerkohet denimi me 20 vjet burg per pedofilin britanik, David Braun. Kjo ka qene masa e denimit e kerkuar dje nga prokurori i ceshtjes Kole Hysenaj, i cili gjate parashtrimit te konkluzioneve perfundimtare paraqiti provat qe bejne fajtor te pandehurin, rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja, deshmite e dhena nga femijet me videokonference dhe qe kane permendur emrin e Braun si personi qe i ka prekur dhe ka kryer veprime te keqija me ta.

Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare prokurori beri me dije se eshte provuar dhe faktuar me ekspertize se i pandehuri ka kryer marredhenie me femijet Denis Aliu dhe Anton Qoshi. Ne copezat e deshmive te shkeputura ne gjykate te Tiranes, akuza beri me dije se deshmitaret e sjelle ne gjykate kane permendur edhe emrat e dy bashkepunetoreve Dino Kristodoulu dhe Robin Arnolds, procesi per te cilet eshte duke u zhvilluar paralelisht ne kete gjykate nga nje tjeter trup gjykues. Prokurori i kerkoi togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha qe i pandehuri pasi te vuante denimin e tij te largohej nga vendi yne. Ndersa vuajtja e denimit te behej ne nje burg te sigurise se larte. Ne seancen e ardhshme pritet te paraqiten konkluzionet perfundimtare te mbrojtjes dhe fjala e fundit e te pandehurit Braun, per te kaluar me pas ne verdiktin perfundimtar te togave te zeza. Sipas hetimeve te kryera, rezulton se fondacioni "Femijet e Tij" ka sherbyer si nje qender per pedofilet nga e gjithe bota. Gjate aktivitetit te saj 6-vjecar, ne kete shtepi, ne periudha kohore te ndryshme kane ardhur pedofile nga Anglia, Skocia dhe Irlanda, te cilet kundrejt pageses kane kryer marredhenie seksuale dhe homoseksuale me femijet. Sipas hetimeve, pedofilet maskoheshin si vullnetare, te cilet vinin per t'u kujdesuar per femijet jetime. Nga hetimet rezultoi se mes te dhunuarve jane femije nga komuniteti rom, si dhe te mitur me prinder te divorcuar nga Tirana dhe rrethet. Nje vend te rendesishem ka zene gjate procesit hetimor e gjyqesor dhe mendohen si prova mjaft te rendesishme, edhe rrefimet e te miturve qe jane dhunuar seksualisht. Ne deshmite e femijeve te dhunuar, ata kane thene se "babai", sic e therrisnin David Braun, i detyronte te benin akte te turpshme. Po sipas deshmise, anglezet kane perdhunuar edhe disa vajza, por kenaqesine e tyre seksuale e kishin me djemte. Nderkohe qe ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se disa femije jane dhunuar seksualisht dhe jane te moshes nga 6 deri ne 12 vjec.

Braun mohon akuzat

I pandehuri David Braun gjate seancave gjyqesore qe jane zhvilluar ne ngarkim te tij ka bere me dije se ai nuk ka abuzuar me femijet. Kjo per vete faktin se sipas tij ai ishte impotent. Nga ekspertiza qe iu krye te pandehurit rezultoi se ai nuk ishte impotent por vuante nga semundja e fimozes, e cila nuk e ndalonte ate qe te kryente marredhenie seksuale.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›