Menaxhimi i spitaleve, gati ekspertët gjermanë
03/09/2009 Reforma në shëndetësi
Zbatimi i reformës së ndërmarrë në shërbimi spitalor do të asistohet nga grupe ekspertësh gjermanë. Lajmi është konfirmuar gjatë takimit të zhvilluar dje ndërmjet drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve Shëndetësore Elvana Hana dhe sekretares së Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane të Shëndetësisë Marion Caspers-Merk, ku është premtuar bashkëpunim ndërmjet dy vendeve për reformën spitalore. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve tona takimi u zhvillua në nivel ekspertësh për të hedhur bazat e konkretizimit të ndihmës që Ministria Gjermane e Shëndetësisë do t’i ofrojë Shqipërisë në kuadër të implementimit të reformave në shërbimin shëndetësor. Thelbi është vënë te forma e drejtimit të spitaleve, për të cilën është rekomanduar forma aktuale që zbatohet në shtetin gjerman e që konsiston në vendosjen e menaxherëve të zotë, që kanë njohuri të mjaftueshme nga fusha e shëndetësisë. “Ne synojmë autonomi të mëtejshme të spitaleve tona, për të pasur në këtë mënyrë një mirëpërdorim të fondeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientet”, - ka pohuar Hana. Sipas ekspertes gjermane, arritja e këtij synimi shihet te rëndësia e drejtimit të spitaleve nga menaxherë të zotë, të cilët patjetër duhet të kenë njohuri nga fusha e shëndetësisë. Ndërkohë është shtruar edhe rishikimi i mundësisë së bashkëdrejtimit të spitaleve nga 2 drejtues (një financier dhe një mjek), sikurse është eksperienca gjermane. “Ju keni një program tejet ambicioz, pasi dihet se politikat shëndetësore janë tejet delikate në të gjithë botën, por dua të theksoj se hapat që keni bërë për mjekun e familjes janë një bazë e mirë për funksionimin e sistemit në mënyrë efikase”, - ka deklaruar Marion Caspers-Merk. Në marrëveshjen e nënshkruar dy ditë më parë janë përcaktuar edhe dy pika kryesore, për të cilat priten propozime konkrete se ku duhet ndërhyrë. Bëhet fjalë për menaxhimin spitalor si dhe zgjerimin e sistemit të sigurimeve sociale. “Ne mendojmë se afrimi i disa ekspertëve gjermanë, të cilët do të ndihmojnë në menaxhimin e spitaleve do të ishte tejet i rëndësishëm në këtë moment të reformës që po ndërmarrim”, - u shpreh në takim drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana. Ndërkohë përfaqësuesja e lartë e shtetit gjerman u shpreh e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me palën shqiptare për të çuar më tej reformat në shërbimin shëndetësor. Përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore është realizuar pak muaj më parë, teksa në shërbimin parësor reforma ka filluar që në 1 janar të 2007-s. Nëpërmjet kësaj reforme synohet që të përmirësohet cilësia e shërbimeve të ofruara kundrejt pacientëve.