E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata nuk pranon Kociun mbrojtes te Dajtit

Gjykata rrezoi kerkesen e te akuzuarit per vrasjen e 4 policeve per thirrjen e eksperteve si deshmitare


TIRAN- Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet nuk pranoi kerkesen e te akuzuarit per vrasje te pesefishte te pandehurit Dritan Dajti qe shtetasi Sokol Kociu i njohur si nder te denuarit e dosjes kokaina te legjitimohet si mbrojtes ligjor i tij.


Ishte vete Dajti i cili nga brenda kafazit te hekurit qe ndodhet brenda salles se gjyqit kerkoi nga peseshja gjykuese qe Kociu te pranohet ne procesin gjyqesor si mbrojtes i tij pavaresisht se nuk ka siguruar licencen e avokatit.


Vete Kociu me ndihmen e avokates se Dajtit ka paraqitur nje vendim Gjykate ku kishte themeluar dhe hapur nje organizate joqeveritare te titullar Byroja per Mbrojtjen e te Burgosurve B.M.B ku nder te tjera si objekt te saj ka edhe perfaqesimin e te burgosurve ne tre shkallet e gjyqesorit ne Shqiperi dhe Gjykatat Penale e Civile nderkombetare.


Edhe prokurori i ceshtjes Eugen Beci e kundershtoi emerimin e tij si mbrojtes duke u bazuar ne K.Pr.Penale qe asnje person nuk mund te perfaqesoi te pandehur ne gjyq pa licence avokati. Gjykata pasi u terhoq per keshillim vendosi me vendim te ndermjetem rrezimin e kerkeses se Dajtit dhe mos pranimin e Kociut si mbrojtes ligjor.


Nderkohe po dje gjykata pranoi thirrjen me cilesine e deshmitareve te te gjithe listes se kerkuar nga mbrojtja perjashtuar ketu ekspertet. Edhe kete kerkese prokurori Beci e kundershtoi duke e cilesuar si kerkese te papranueshme dhe jashte objektit te provuarit te akuzave te personit dhe nuk tregojne asnje fakt objekt akuze per ngjarjen.

Pavaresisht kundershtimeve te akuzes gjykata vendosi pranimin e listes se deshmitareve ku mes tyre jane edhe kreret e Policise se shtetit te asaj kohe dhe te gjithe oficeret qe kane marre pjese ne operacionin per arrestimin e Dajtit mesditen e 7 gushtit 2009.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›