Leksion njerezor

Me 5 tetor ne kinemane e Akademine Marubi Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut u hap me dokumentarinDivorc shqiptar me skenar dhe regji te artistes bullgare Adela Peeva.
Filmi ka meriten se i kapercen kufijte e nje dokumentari qe thjesht fotografon realitetin e nje periudhe te caktuar te nje vendi. Nepermjet episodeve te jetes se tri cifteve te perziera paraqet nje tablo te plote te Shqiperise se Enver Hoxhes.
Vendi i besnikerise se panderprere ndaj ideologjise komuniste ne versionin e saj me te keq te diktatorit gjeorgjian Josif Stalin jepet ne 60 minuta ne gjithe hapesiren e saj shteterore e shoqerore me gjithe permasen shkaterruese te spektaklit te nje diktature qe nuk ngjan me ndonje tjeter te Lindjes komuniste ne Evrope.
Arkitektura e filmit mbeshtetet te keto tri cifte tri familje te viteve 60 te formuara nga studente shqiptare te diplomuar ne vendet e ish kampit socialist qe u dashuruan dhe martuan me vajza te ketyre vendeve.
Nga tri familjet qe jetonin mire e bukur ne qytetet e tyre deri para prishjes me Bashkimin Sovjetik ne fund te atij lundrimi te gjate ne nje det te trazuar mbijeton vetem njera. Dy te tjerat tjetersohen gati zhduken.
Per keta njerez jane fabrikuar akuza permbajtja e te cilave nuk perputhet as me fantazine me te ndezur te njeriut te zakonshem. Per te pohuar keto akuza te arrestuarit mbahen ne kushte terrori duke provuar mbi ta pervojen me te keqe kriminale te GPU-se staliniane e metodave me te sterholluara te Sigurimit shqiptar. Dhe nese te arrestuarit qendrojne nuk pranojne akuzat ata perseri denohen.
Pasojat e arrestimeve te prinderve bien mbi femijet viktimat me te brishta te nje sistemi kriminal. Keshtu ka ndodhur femije qe u rriten pa prinder qe u detyruan ti urrejne prinderit ti perbuznin ti shihnin me te njejten sy te Sigurimit te Shtetit ti mohonin.
Por ishin edhe gjysherit ne keto raste ata qe u kujdesen per femijet ne rastin e personazheve te Divorc shqiptar femijet e Minella amit dhe Vasil Orgockes u rriten nga prinderit e tyre si e tradita me e mire e familjes shqiptare. Dicka i qendroi cunamit.
Minella dhe Elena ami i qendruan stuhise te bashkuar moralisht te fortet edhe pse te rrenuar fizikisht.
Vasil Orgocka e sheh te shkaterruar familjen e tij. Gruaja e tij e dashur polakja Barbara nen dhunen fizike dhe psikologjike te ushtruar nga organet e diktatures humbi aftesite njerezore. Vetmia cfilitese e dy personave dikur te dashuruar e sot te tjetersuar eshte nje akuze qe dokumentari i Peeva-s e percjell me vertetesi dhe inteligjence.
Po aq e fuqishme mbetet ne llojin e saj drama e Voiles vajza ruse qe erdhi ne Shqiperi e shtyre nga dashuria per djalin shqiptar qe kishte zgjedhur. Nje dite arrestohet e mbas pak kohe i komunikohet se burri kerkon ndarjen.
Ne shpirtgjeresine e saj e justifikon veprimin e te shoqit duke menduar se ky i sherben shpetimit te femijeve nga pasoja te tjera. Me vone merr vesh se i dashuri i saj eshte martuar me nje tjeter grua dhe iluzioni i fillimit kthehet ne nje zhgenjim te madh qe merr permasa shkaterruese kur i biri atehere mjek ne nje fshat te larget te Peshkopise nuk pranon as ta takoje mbas vitesh te gjata burgu.
fare drame e llahtarshme cfare rrenimi shpirteror e moral
Por Divorci shqiptar shkon me tej nepermjet bisedave me Ylli Hilen Pandi Konomin Dolores Velajn perfaqesues te organeve te dhunes se regjimit tregon se kjo tragjedi nuk kishte vetem nje arkitekt vetem nje mendje djallezore e paranojave te Enver Hoxhes sic duan ta paraqesin edhe sot mjaft deshmitare te asaj pervoje.
Ajo tragjedi qe ende sot gjen ithtare qe fshihen mbas valeve te internetit ne shumicen e rasteve ne nivel publiku te thjeshte e ne deklarata libra apo intervista te eksponenteve politike si maja e piramides Ramiz Alia kishte shume autore ne te gjitha nivelet. Ishte shprehje e nje mahisjeje te rrezikshme te organizmit te popullit shqiptar.
Mbeshtetja ne arsyetime te tilla si ashtu ishte koha kemi kryer detyren kemi zbatuar ligjin e te tjera justifikime si keto tregojne se nje pjese e shqiptareve pak ose aspak jane te vetedijshem per te keqen qe kane prodhuar ne jeten e tyre me pasoja rrenuese mbi jete njerezish te pafajshem.
Shembja e sistemit deshtimi i plote i tij per ta nuk kane kurrfare kuptimi. Ata vazhdojne te jetojne ne boten e krimit te pandeshkuar perparojne ne karriera apo gezojne pensione te favorshme pavaresisht se pushteti demokratik ka ngjyre roze apo blu.
Divorc shqiptar e nenkupton kete dhe pohon nga ana tjeter nje kerkese per pastrimin moral te shoqerise kerkese per ndjese e cila ka njezet vjet qe bie ne vesh te shurdher. Ky eshte nje problem qe e bartim mbi vete pa patur kurajen ta perballim me urtesi me ndergjegje por edhe me tolerancen qe na detyron qyteterimi madje edhe me faljen qe na mesojne doktrinat fetare.
shte nje lemsh qe na vertitet neper kembe qe nuk na le te shkojme para te shohim te ardhmen me qetesine e atij qe nuk fsheh kufoma ne raftet.
Divorc shqiptar ve Vasil Orgocken e shoket e tij te denuar perballe persekutoreve qe nuk ndjejne rendese ne ndergjegje.
Mes tyre duket se nuk ka asnje pike takimi vazhdon lufta urrejtja thellohet gremina. Kete te vertete tronditese dokumentari e jep qarte. Fakti qe ai ka tre vjet qe qarkullon neper Evrope dhe nderohet me cmime nderkombetare dhe nuk eshte shfaqur me pare ne Shqiperi eshte domethenes.
Ai tregon permasen e vertete te ngercit tone si shoqeri paaftesine per te pare ne sy te verteten e per ta pohuar haptas ate. Fakti qe kete film e prodhon nje regjisore bullgare eshte gjithashtu domethenes per pjesemarrjen e paket qe kane pasur artistet shqiptare ne diskursin e denimit te krimeve te komunizmit.
E falenderojme nga zemra zonjen Peeva per vertetesine dhe profesionalizmin qe ka treguar ne paraqitjen e nje pjese te dhimbshme te historise sone cka eshte njeheresh nje leksionin njerezor.
Forumi per pakicat seksuale
Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut vazhdon sot me nje program aktiv sepse projeksionet e disa filmave kryesore do te behen ne prani te autoreve qe vijne nga Italia Kuba Rusia.
Ne oren 1300 organizohet ne Akademine e Filmit dhe te Multimedias Marubi Forumi per te drejtat e pakicave seksuale me pjesemarrjen e dy regjisoreve Gustav Hofer dhe Luca Ragazzi. Filmi i tyre Papritur dimrin e kaluar qe shfaqet ne oren 1830 tregon diskriminimin ndaj homoseksualeve dhe lesbikeve ne Itali.
Ne oren 1630 shfaqet Vajza e Znj.Goundo SHBA/ Mali 2009 me regji te Barbara Attie dhe Janet Goldwater.
Regjisoret Alessio Cuomo dhe Sander de Nooij prezantojne ne oren 19.50 Rebelimi i Kubes nje dokumentar mbi muzikantet underground punk-rock dhe metal te cilet rebelohen kunder regjimit te Kastros. Filmi tregon perpjekjen e perditshme te artisteve te cilet guxojne te bejne nje deklarate me kenget e tyre.
Pas tij ora 2045 shfaqet Altiplano bashkeprodhim i Bullgarise Gjermanise dhe Holandes.