Gjykata pro tërheqjes së Timoshenkos

Kiev, 20 shkurt, NOA Gjykata e Lartë e
Ukrainës është pajtuar me tërheqjen e ankesave të kryeministres Julia
Timoshenko për manipulimet me zgjedhjet presidenciale në këtë vend. Ky institucion
ka rënë dakord që të ndalojë dëgjimet juridike, lidhur me ankesat e
Timoshenkos. Nga ana e tij, gjyqtari Oleksander Nehitailo, tha se gjykata do
ta lërë rastin e kandidates presidenciale Julia Timoshenko pa shqyrtim.
gjatë ditës së sotme, Timoshenko deklaroi se tërhiqet nga ankesa e saj lidhur me fitoren e rivalit Viktor Janukoviç, pasi nuk besonte se rasti i saj do të kishte dëgjim korrekt në gjykatë.
n.e/NOA