E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama: Problemi i Kinës është censura

Londër, 21 shkurt, NOA Qëndrimi i Kinës për Tibetin, por edhe për çështje të tjera në botë, vjen si pasojë e shoqërisë së mbyllur dhe mungesës së informacionit korrekt.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur, Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror në mërgim i Tibetit, në lidhje me reagimin që Kina bëri për takimin mes tij dhe Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Dalai Lama tha se cenzura në Kinë është burimi i problemeve të Tibetit me sundimtarët komun në listë të Kinës.

Duke folur për agjencinë Reuters, Dala Lama tha se populli kinez nuk ka mundësi ta kuptojë pozitën e tibetianëve për shkak se qeveria nuk lejon rrjedhën e lirë të informatave.

Ai shtpi se kur Kina të bëhet një shoqëri e hapur me liri të fjalës dhe informimit, pjesa më e madhe e frikës dhe dyshimit të panevojshëm të Kinës nga Tibeti do të zhduken.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›