Rama Presidenti veproi gabim. Do votojme kunder
Partia Socialiste do te votoje kunder dekretit te Presidentit te Republikes per emerimin e Ardian Fullanit ne nje mandat te dyte ne krye te Bankes se Shqiperise. I perfshire si pjese e paktit prej 10 pikash guvernatori i bankes del keshtu ne siperfaqe si nje moment i ri ballafaqimi politik e qe ne rastin aktual prodhon edhe nje akuze politike per shkak te specifikave personale. Per te zyrtarizuar kundershtimin socialist ka folur kreu i PS-se Edi Rama i cili perfaqeson nivelin me te larte politik. Mora dijeni me keqardhje per kandidaturen e zgjedhur nga Presidenti i Republikes per Guvernator i Bankes se Shqiperise. Ne kendveshtrimin e Partise Socialiste nuk eshte kandidature e gabuar eshte kandidatura me e gabuar eshte shprehur Rama. Ai ka cilesuar nominalisht Ardian Fullanin si gjetjen me te papershtatshme per Banken e Shqiperise nisur nga konstatimet e bera periodikisht nga selia roze per drejtimin e tij dhe gabime te supozuara. Me tej akoma kreu socialist ka kerkuar te parashtroje nevojen e rishikimit te kandidatures ne fjale e cila nuk i sherben sipas tij se mires se financave e per pasoje interesave te Shqiperise. Mundesia e nje mandati te dyte per zotin Fullani eshte pamundesi per te riparuar demet e konsiderueshme te mandatit te tij te pare. Per interesin e financave kombetare dhe te popullit shqiptar uroj qe rrjedha e rrezikshme ku kane hyre punet me financat e ketij populli te ndalet nje ore e me pare. E keshtu as Presidenti Topi bashke me votuesit e mundshem ne Kuvend te kesaj kandidature 100 te gabuar te mos kene asnje arsye te pendohen per kete zgjedhje nga menyra si mund te precipitojne gjerat edhe per shkak te drejtimit e politizuar dhe te papergjegjshem te Bankes se Shqiperise deklaroi Edi Rama.