Gjykata rrëzon kërkesën e pronarit të 12 katëshit: 'OK' Ndërtimores
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën për pezullimin e shembjes së pallatit 12-katësh në qendër të Tiranës, bërë pak kohë më parë nga pronari i ndërtesës.
Pasi ka shqyrtuar padinë, sot Gjykata është shprehur kundër kërkesës së bërë nga pronari Ilir Mata, që kundërshtonte veprimin e Inspektoriatit të Ndërtimit për rrëzimin e objektit, duke e cilësuar atë të paligjshëm.
Me këtë vendim, Ndërtimorja mund të vazhdojë ndërhyrjen në godinën 12 katëshe, që u bë shkak për tensione në qendër dhe për përplasjen mes policisë dhe deputetëve të PS-së.
Pronari në seancën e mëparshme ka sqaruar se objekti është ndërtuar konform gjithë rregullave dhe për këtë ai ka gjithë lejet e nevojshme.
Sipas përfaqësuesueit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar "kjo ndërtesë është e paligjshme, pasi aty duhet të ishte ndërtuar një rrugë që lidh lagjen".