Mbyten 3 fëmijë, dy prej të miturve motër e vëlla
LEZHE/SHIJAK - Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në Shijak. Dy fëmijë të mitur, motër e vëlla janë mbytyr në një gropë uji pranë shtëpisë së tyre. Po sot, një fëmijë 12 vjeç u mbyt në kanal në Tale të Lezhës, duke e çuar në tre bilancin tragjik të vdekjeve të të miturve. Tre fëmijët janë gjetur të mbytyr në ujë në harkun kohor të një ore.
Njëra ngjarje ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhes, kur fëmija 12 vjecar u gjet i mbytur ne nje kanal prane shtepise se tij. Sipas të dhënave të para, te dy mbytjet kane qene aksidentale. Fëmija që u mbyt në Tale vuante nga epilepsia ndaj dyshohet se mund ta ketë kapur semundja gjatë rrugës kur ishte nisur të shkonte në dyqan. Ai u gjet nga një fqinj që njoftoi familjarët e mandej policisë. Kjo e fundit është në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë në Shijak, dy fëmijët e vegjël mësohet se kanë qenë duke lozur në oborrin e shtëpisë kur janë rrëzuar dhe rënë në një gropë me ujë që ishte pranë shtëpisë së tyre. Ky është versioni i parë që jep policia për këtë ngjarje tejet të rëndë. Grupi hetimor gjendet në vendngjare ku pritet të mësojnë të dhëna të tjera.