E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rrezon kerkesen per perjashtimin e Hajdarit

Gjykata e Tiranes ka hedhur poshte kerkesen e prokurorit, Arben Kraja per perjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila pas ketij vendimi do te vijoje te shqyrtoje kerkesen e ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha nese eshte apo jo e parregullt flete-thirja e Prokurorise se Pergjithshme.

Kete vendim e dha gjyqtari Altin Abdiu, i cili nuk e pranoi kerkesen e Krajes qe shprehej se Fatmira Hajdari ishte e njeanshme ne kete proces.

Ne fakt ky pretendim i prokurorise shkaktoi debate ne sallen e gjyqit mes Hajdarit dhe Krajes duke pezulluar edhe gjyqin per te pritur vendimin e sotem.

Kerkesa e ish-ministrit te Transporteve u depozitua ne gjykaten e Tiranes menjehere pasi Prokuroria e Pergjithshme i dergoi flete-thirrje per ta njohur me aktet dhe akuzen si dhe per ta marre si te pandehur ne dosjen Rreshen-Kalimash.

Pas hedhjes se shortit elektronik kerkesa e Bashes i ra, Fatmira Hajdarit.

Megjithate edhe pse procesi per vlefshmerine apo jo te flete-thirrjes do te vijoje me gjykatese Fatmira Hajdarin, dosja e depozituar ne Gjykaten e Larte pritet te hidhet ne short nga ku te premten ne mesdite do te caktohet edhe kolegji qe do te gjykoje ish-ministrin Basha dhe ish-drejtorin Juridik, Andi Toma.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›