Pritet edhe reagimi i IOC-se
IOC (Komiteti Olimpik Nderkombetar) eshte i prere ne vendime dhe funksionon ne menyre te perkryer, pa asnje ndikim politik. Hysen Domi u shpreh pak kohe me pare se asnje qeveri nuk ka firmosur statuset e federatave shqiptare, duke lene te nenkuptohet se politika synon te ndikoje ne zgjedhjet e perfaqesuesve sportive ne Shqiperi. Para Lojerave Olimpike "Pekin 2008", shume shtete i bene presion organizmit sportiv ne bote, IOC-se, qe te anulonte Olimpiaden, sepse Kina kishte shkelur te drejtat e njeriut ne Afrike dhe ne Tibet, madje akuzohej se perfitonte nga lufta. IOC-se u justifikua se sporti nuk lidhet me politiken dhe se vetem vota e 205 anetareve, ku ben pjese edhe Shqiperia vendos, jo qeverite perkatese, madje dhe cdo deklarate politike nuk eshte qendrim i IOC-se.