E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laveci, zgjat kontraten me Napolin

Tifozet e Napolit duhet te qetesohen me ne fund. Per te larguar polemikat e diteve te fundit eshte arritur nje marreveshje e shpejte mes lojtarit dhe klubit te Napolit. Agjenti i lojtarit konfirmon se Laveci rinovoi kontraten me Napolin, duke hedhur poshte te gjithe zerat e merkatos, qe flisnin se ne janar ai edhe mund te largohej nga skuadra. "Kontrata? Gjithcka eshte ne rregull. Kemi folur me klubin dhe eshte qartesuar e gjitha," - deklaroi agjenti i lojtarit. Keshtu pakenaqesite jane shuar dhe Lavecit i jane plotesuar kushtet per te qendruar edhe me gjate ne radhet e Napolit. I cilesuar hero ne skuadren e tij, Laveci eshte nje idhull per tifozerine napolitane. Presidenti Di Laurentis pranoi qe te afroje nje kontrate tjeter per lojtarin e talentuar, e cila sigurisht e ka kenaqur me ne fund. Argjentinasi, i cli nepermjet agjentit te tij deklaroi pak dite me pare se mund te largohet ne janar, per nje klub tjeter, tashme do te jete i perqendruar ne objektivin e Napolit. Madje Laveci konsiderohet te Napoli, si pasues i denje i Diego Armando Maradones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›