E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi i Pangos: Do te firmos statusin e federatave

Sporti, me ne fund pritet te kete autonomi te plote. Shteti do t'iu lejoje federatave dhe klubeve qe ne te ardhmen t'i zgjedhin vete drejtuesit, ne baze te statusit te tyre, qe pritet te miratohet edhe nga ana e Ministrise se TKRS-se. Nepermjet drejtuesve te federatave te sportit mesohet nder te tjera se ministri i TKRS-se, Ylli Pango premtoi pas mbledhjes se djeshme, se do te firmose statusin e te gjitha federatave. Vendimi i ministrit te TKRS-se, Ylli Pango erdhi pas vendimit te djeshem, gjate nje takimi pune me kreret me te larte te federatave sportive ne vend, ku eshte njohur ne lidhje me situaten e fundit, ne asamblene e KOKSH-it. Sipas te dhenave paraprake, ministri diskutoi me sekretaret e Federatave te Sportit situaten aktuale. Qe pas anulimit te zgjedhjeve per president te KOKSH-it, sporti ka qene thuajse ne kaos te plote. Per t'i dhene zgjidhje te menjehershme, ministri analizoi situaten problematike dhe denoi edhe nje here aktet e dhunes ne zgjedhjet e fundit.

Zgjedhjet

Sic eshte mesuar tashme, me 6 dhjetor nuk eshte zgjedhur kreu i KOKSH-it, madje zgjedhjet jane nderprere per shkak te dhunes qe ka shperthyer gjate procesit te votimeve. Asnjeri prej dy kandidateve, Ademi dhe Ylli nuk kane marre ne dore fatet e trajnerit. Nga data 6 dhjetor, kur zgjedhjet u mbyllen pa zgjedhur dot presidentin e ri, kandidatet kane qendruar me teper ne heshtje ne pritje te vendimeve te ministrise dhe organizmave nderkombetare. Kryetari aktual i KOKSH-it, Hysen Domi, te cilit i ka perfunduar me kohe mandati, njohu rastin me te pazakonte te ndodhur ndonjehere ne historine e sportit, kur zgjedhjet nuk nxoren emrin e ri per shkak te nderprerjes nga dhuna qe shpertheu papritur.

Federatat

Sipas perfaqesuesve te sportit, pas takimit te djeshem, ministri eshte njohur edhe nje here mbi statusin e federatave te sportit dhe u ka premtuar se do t'i firmose ato. Ministri Pango doli nje dite me pare dhe foli ne lidhje me dhunen qe eshte ushtruar ne KOKSH. Ministria e Sporteve akordon nje fond "Grant" prej 1.6 milione dollareve, ne sherbim te sportit dhe jepet cdo vit, por problemet e shpeshta mes drejtuesve te sportit kane dhene shenja negative ne zhvillimin e sportit dhe per kete arsye specialistet mendojne se sportistet pavaresisht talentit nuk arrijne dot te konkurrojne si duhet ne arenen nderkombetare. Olimpiada e fundit vertetoi dicka.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›