U premtonin pune si agjente Interpoli ne gjyq dy persona
Mbiemri i Kryeministrit italian Silvio Berluskoni eshte perdorur nga dy shtetas shqiptare per te krijuar nje zyre te ashtuquajtur Interpoli duke mashtruar rreth 80 persona se do ti punesonin ne kete strukture te ngritur prane Ministrise se Drejtesise. Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet per te arrestuarit gjate operacionit Agjenti i rreme ku rane ne pranga Fatmir Fllaga 55 vjec dhe Adriana Ura 26 vjece. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke u prezantuar sikur perfaqesonin zyren e Interpolit nderkombetar ne Ministrine e Drejtesise kane mashtruar rreth 80 qytetare te cileve u premtonin se do ti punesonin si agjente te Interpolit duke perfituar prej tyre shuma te konsiderueshme ne para. Nderkohe viktimat e mashtrimit te tyre i pajisnin me dokumente identifikimi dhe pasaporta diplomatike false thane burimet nga Prokuroria e Tiranes. Ajo cka ka terhequr vemendjen e organeve te drejtesise ka qene se te arrestuarit kane perdorur nje skeme te mirefillte mashtrimi duke perdorur edhe mbiemrin e Kryeministrit italian me qellim qe te beheshin te besueshem. Shtetasit Fatmir Fllaga dhe Adriana Ura kishin krijuar nje staf zyre me financiere e punonjes te tjere dhe u paraqiteshin qytetareve sikur financoheshin nga shtetas te huaj me drejtor te pergjithshem nje shtetas me emrin e rreme Romollo Berluskoni thane burimet zyrtare nga Policia e Shtetit. Dy organizatoret e ketij rrjeti jane mbajtur nen vezhgim dhe pergjim ndersa jane siguruar te gjitha provat e duhura se aktiviteti i tyre ishte kriminal dhe i jashteligjshem. Per te mundesuar aktivitetin e tyre kriminal prokuroria kerkoi disa here ne gjykate edhe leje per pergjim.