E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata sekuestron pronat e djalit te kryemafiozit

Vendimi Sekuestrohet edhe kompania qe iu shiti Anxhelo Prudentino kuneterve te ministres Bregu

Gjykata e Krimeve te Renda ka sekuestruar tri kompani te Anxhelo Prudentinos djalit te Albino Prudentinos i arrestuar disa dite me pare ne qytetin e Vlores pasi per te drejtesia italiane kishte nxjerre nje flete-arresti nen akuzen e pjesemarrjes ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita. Prokuroria e Krimeve te Renda vazhdon te verifikoje te gjitha pasurite e familjes Prudentino ne Shqiperi duke i derguar kerkese bankave te nivelit te dyte per llogari te mundshme bankare. Ne kuader te hetimeve qe po zhvillohen nga Prokuroria e Vlores ndaj shtetasit Albino Prudentino per vepren penale te lsquoPastrimit te produkteve te vepres penale eshte vendosur sekuestro ndaj aktiviteteve tregtare ku djali i tij Anxhelo Prudentino rezulton te jete apo te kete qene aksioner dhe konkretisht ndaj shoqerise anonime lsquoBetting System Albania dhe lsquoBet Plus thane burimet zyrtare nga akuza qendrore. Sipas tyre ne zbatim te ligjit Antimafia Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria ka vendosur sekuestron ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus.

Pervec sa me siper po punohet me intensitet per grumbullimin e provave te metejshme ndaj personave te perfshire ne veprimtari te pastrimit te produkteve te vepres penale si dhe per identifikimin dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te disponuara nga personat nen hetim apo lidhjet e tyre ne zbatim te ligjit procedural penal dhe ligjit lsquoPer parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise thane burimet zyrtare nga akuza qendrore.

Disa dite me pare Krimet e Renda verifikuan ne terren pronat e familjes Prudentino dhe rezultoi se te gjitha godinat ku ushtronte aktivitetin ne fushen e restoranteve dhe te lojerave te fatit i ka pasur me qira. Ne qytetin e Vlores ne emer te Prudentinos figuron nje lokal i quajtur Gelateria Piaza Italia dhe ne te jane bllokuar vetem pajisjet e lokalit pasi ambienti nuk eshte i tij. E njejta situate ka ndodhur edhe me aktivitetin ne ish-hotelin Artur ne Tirane ku familja e Prudentinos do te ngrinte nje kazino. Nga keqyrja e organit te prokurorise ka rezultuar se ne brendesi te objektit ishin vetem disa televizore plazma te cilet jane bllokuar ne nje nga dhomat e resortit Muza Park. Njesia Antimafie ne Prokurorine e Krimeve te Renda ka sekuestruar edhe te gjithe praktiken e kompanive sportive te familjes se Prudentinos Bet Plus dhe Betting System Albania. Nga keqyrja e ambienteve te ketyre firmave ka rezultuar se te gjitha ambientet jane marre me qira dhe asnje prej tyre nuk figuron nen pronesine e familjes Prudentino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›