Gjykata serbe për krime, jep pretencën për vrasësit e shqiptarëve
Beograd- Gjykata serbe për krime të luftës gjatë ditës së sotme pritet të shpall aktgjykimin ndaj shtatë të akuzuarve për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit1999 në Therandë. Prokuroria serbe për krime të luftës ka kërkuar në fjalën përfundimtare që të akuzuarit të shpallen fajtorë, ndërkohë që mbrojtësit dhe të akuzuarit kanë kërkuar të lirohen nga aktakuza.
Gjykimi ndaj policëve serbë për dhënien e urdhrit dhe vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në Suharekë gjatë bombardimeve të NATO-s, ka filluar më 3 tetor të vitit 2006. Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar mbi 100 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Shyhrete Berisha, e cila e ka mbijetuar krimin, duke kërcyer nga kamioni me të cilin kufomat e të vrarëve dërgoheshin nga Theranda në Prizren. ktv