E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, serbi dënohet për krime lufte

Trupi gjykues, i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur Zoran Koliçin fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit, në maj të vitit 1999, dhe e ka dënuar atë me një dënim të përgjithshëm prej 14 vjetësh burgim, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Trupi gjykues e shpalli Koliçin fajtor për dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›